Sociale

Unaza e Re/ Lubonja krah banorëve: Të bashkohemi se do na hanë një nga një

Lubonja-me-jelek-portokalli-600x450

Në ditën e 31 të protestës së tyre, banorët e zonës së Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re kanë bllokuar rrugën kryesore.

Protestës i janë bashkuar deputetët e opozitës si dhe analisti Fatos Lubonja, i cili gjatë prononcimit të tij tha se i është bashkuar protestës si qytetar i këtij vendi.

Fatos Lubonja ka veshur jelekun portokalli, ndërsa u shpreh se duhet rrëzuar kjo qeveri që po shkon nga krimi në krim.

Unë kam ardhur sepse kjo nuk është vetëm çështje e Astirit, pasi ka ndodhur kudo. Unë kam ardhur këtu si qytetar, pasi kjo është çështje e të gjithëve. Ne duam t’u japim kurajo qytetarëve sepse po shkelet ligji. Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin.Po nuk u bashkuam do na hanë një nga një. Duhet të rrëzojmë këtë qeveri sepse po shkon nga krimi në krim”- tha Lubonja.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpartiademokratike%2Fvideos%2F372262663346770%2F&show_text=0&width=560

Sipas Lubonjës bëhet fjalë për një projekt korruptiv ku janë shkelur të  gjitha ligjet. Lubonja i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërhyjnë dhe të shohin sipas tij krimin mbi njeriun.

Këta duhet të mbrojnë këto shtëpi sepse janë dhe në një mënyrë shtëpitë tona. Duhen të bëhen të gjitha procedurat ligjore. Këtu s’kanë nevojë për një rrugë më të gjerë se kaq. Këtu kemi një gjë korruptive. Këtu është që të vijnë të gjithë dhe ta transferojmë këtë rrugën këtu në bulevardin atje tek Kryeministria. Kjo është rruga, s’ka rrugë tjetër sepse janë konsumuar të gjitha. I bëj thirrje prokurorisë, gjyqtarëve të ndërhyjnë, të shikojnë krimin mbi njeriun nga disa banda që kanë marrë pushtetin. Është e paimagjinueshme se si e bëjnë këtë, janë shkelur të gjitha ligjet. Është turp për çdo prokuror dhe çdo gazetar që të mos ngrejë zërin dhe të mos veprojë përballë këtij krimi”- tha Lubonja.

Sakaq, deputeti i PD, Klevis Balliu tha se Erion Veliaj është i pabesë dhe tregoi fytyrën e këtij pushteti.

Opozita premtim ndaj banorëve se do jemi në mbështetje të tyre, sa kohë kauza e tyre mbrohet edhe nga kushtetuta. Kudo ku ka protesta, do mbështesim çdo protestues që mbështet një kauzë legjitime. Shpreh falënderimin më të thellë për zotin Lubonja dhe për të gjithë ata intelektualë, artistë e gazetarë që janë solidarizuar me protestën. Erion Veliaj kreu sot një pabesi ndaj banorëve të Laprakës, sepse i premtuan mos shembjen, meqenëse e kishe apeluar, dhe e shembi të nesërmen. U kuptua se s’mund të kemi besë ndaj kësaj qeverie e kësaj bashkie”- tha Balliu.

Categories: Sociale

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.