Politike

Endrit Braimllari: Vjedhja e komisariatit në Durrës tregon degradimin e Edi Ramës

endrit braimllari index

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar pas lajmit për vjedhjen e komisariatit të policisë në Durrës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Baraimllari shkruan se çfarë duhet të presin qytetarët kur krimi i organizuar arrin të vjedh arkën e komisariatit që presupozohet ruan qytetarët.

Më tej deputeti i LSI-së, kujton se vetëm pak muaj më parë u vodh prokuroria e Durrësit dhe Prokurorja e këtij rrethi, u promovua dhe u bë Prokurore e Krimeve të Rënda.

“Ky kryeministër motivon dhe frymëzon krimin e organizuar, shteti ka degraduar sepse kryeministri nuk është me qytetarët por me kriminelët,”-denoncon Braimllari.

Postimi i plotë:

Lajmi mbi vjedhjen e komisariatit të Durrësit tregon qartë se në çfarë degradimi ka rënë ky kryeministër.

Ç’mund të presin qytetarët e këtij vendi në Durrës por dhe në të gjithë Shqipërinë ku krimi i organizuar arrin të vjedh arkën e komisariatit që presupozohet ruan qytetarët. Ky kryeministër ka degraduar policinë e shtetit duke kompromentuar rëndë rolin e saj.

E përfshiu në fushatë elektorale ku vetë i bënte thirrje të hiqnin kapelet dhe të bëjnë fushatë për rilindjen, e bëri pjesë të strukturave kriminale policinë e shtetit. Oficerët e zotë të kësaj strukture që luftonin krimin e organizuar i dekonspiroi dhe i detyroi te kërkojnë azil jashtë vendit.

Ky kryeministër motivon dhe frymëzon krimin e organizuar, shteti ka degraduar sepse kryeministri nuk është me qytetarët por me kriminelët.
Ps. para disa muajsh u vodh prokuroria e Durrësit dhe Prokurorja e këtij rrethi, u promovua dhe u bë Prokurore e Krimeve të Rënda.

Mos u habisni që pas këtij akti shefi i komisariatit në Durrës të bëhet Drejtor Qarku, Drejtori i Durrësit të bëhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Categories: Politike

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.