Politike

Pandeli Majko: Ramës i çova dorëheqjen. Moskandidimi i Veliajt? Edi do dëmtonte veten, jo Erionin

4545-768x495

Adi Krasta

Ministri i Diasporës, ish-kryeministri dhe deputeti socialist Pandeli Majko ka qenë dje në emisionin “A show” të në News24 për të folur për shumë tema, që nga marrëdhënia me kryeministrin Edi Rama, tek ekonomia, Partia Socialiste e deri tek çlirimi.
Në një intervistë ndryshe, me nota humori, ironie dhe plot lakime të fjalëve Majko tregoi dhe për një kontratë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Ministri zbardhi disi dhe debatin me kryeministrin pas replikave në parlament për çështjen e Teatrit Kombëtar. Majko nuk preferoi të tregonte debatin por tha se kishte një kontratë për të mos bërë interesantin.

Çfarë frazash janë shkëmbyer mes teje dhe kryeministrit në parlament për çështjen e Teatrit? Çfarë i the e çfarë të tha?
E pse duhet ta them tani këtë.

Në interes të publikut.
Po nuk më duket me kaq interes.

Ka pasur një shkëmbim batutash?
Sigurisht kemi shkëmbyer, dallohet qartë dhe në TV, nuk besoj se përbën një sekret kjo.

Pse, për shembull e merr ti tani në kuptimin, si e merr pyetjen time, përse nuk dëshiron që të paktën të thuash çfarë i the, jo çfarë të tha?
Po kam një kontratë me kryeministrin.

Një kontratë që thotë që nuk duhet të flasësh?
Jo, s’duhet të bëj interesantin më shumë se ç’duhet.

Ti ia lejon kryeministrit të bëjë interesantin më shumë se ç’duhet?
Në marrëdhënie me?

Në marrëdhënie me ty ose me të tjerët?
Unë e kam mik, në radhë të parë e kam mik. Kjo është arsyeja pse jam në qeveri, kjo është arsyeja se pse pranova të bëhem ministër edhe pa më thënë.

I ke bërë ndonjë pyetje vetes Pandi pse kryeministri ka ndaj teje një sjellje relativisht si me thënë jo domosdoshmërisht të përulur por të kujdesshme. Si me thënë, me çfarë mund ta kishte trembur ti atë?
Me asgjë. Unë të nesërmen shkova i dorëzova dorëheqjen.

Të cilën ai nuk e pranoi duke thënë çfarë?
Unë nuk kisha ndërmend ta pranoja mospranimin e tij por boll disa fjalë që nuk vinin nga kryeministri por vinin nga Edi, që unë të thashë e kam mik më ndryshuan mendjen.

Ti ke një informacion që nëpër tavolina miqësore, në mënyrën e të folurit të natyrshme, familjare, private të kryeministrit, psh. mund t’ia kishte lejuar që ia të tregojë një anekdotë në raport me ty por duke e pikturuar me ngjyrime tipike të Ramës, jo domosdoshmërisht të respektueshme?
Po ju të dëgjoni anekdotat që them unë për të pastaj në prani të tij. Kështu që mos kujtoni se unë nuk ia kthej me të njëjtën monedhë. Por këto janë gjëra të cilat funksionojnë mes dy miqsh.

Dua të të bëj disa pyetje në raport me qeverisjen. Ne nuk e kuptojmë shumë mirë se çfarë ndodh aty brenda. Para se të fillonte transmetimi ti më the se aty është një zyrë, pra zyra e kryeministrit ku ke qenë dhe ti me gjemba. Bëhet kjo zyrë me gjemba më e vështirë për njerëz që nuk janë të përgatitur për të qenë vizionarë, të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm në punën e tyre apo në atë zyrë kanë të gjithë një lloj suksesi?
Besoj që ka diçka që këtu mund ta diskutojmë por do të ishte një diskutim shumë i gjatë. Shkurt është një arsye që quhet arsye shtetërore. Arsyeja shtetërore dhe marrëdhënia njerëzore shpesh herë janë të ndryshme. Nga ndonjëherë ajo që quhet e moralshme në arsyen njerëzore në arsyen shtetërore quhet e pavlefshme ose e pamoralshme. Kështu që ne duhet të kuptojmë që një zyrë me gjemba si ajo e kryeministrit shpesh të nxit të shkosh në një drejtim tjetër nga ajo që njerëzisht të tjerët presin të ndodhë nga ty.

Ti je pjesë e asaj që sot quhet qeverisja si “Rilindje”?
Jo unë i them shkurt “RL” por…

Pra je pjesë e “RL”-së?
Do më hanë kokën kolegët kur ta dëgjojnë këtë intervistë, nëse e dëgjojnë. Problemi është i tillë. Nuk besoj që ka një diferencë mes një rilindasi dhe një socialisti. Në thelb janë disa elementë që në një moment të caktuar të fushatës elektorale u shprehën. Por që mua të më thuash ke diferencë nga një kolegu jot që është më i ri dhe po e quajmë rilindas, kjo do ishte qesharake.

Po ti si e ndjen veten më shumë socialist apo rilindas?
Tek unë s’ka asnjë diferencë.

Mund të konsiderohet Rilindja në analizën e përgjithshme, parë nga kritikët e saj si një sekt i mbyllur dhe shumë i kujdesshëm për të realizuar disa elemente qeverisje që jo domosdoshmërisht kanë qenë tipikisht socialiste dhe tipikisht të establishmentit socialist të partisë.
Po e thellojmë atëherë…Janë këta të gjithë këta, kjo koperturë mjaftisto rilindase etj, etj. një sekt mason…metodologji masone që mblidhen diku dhe ndajnë hesapet se çfarë do bëjmë.

Shiko që mblidhen diku dhe ndajnë hesapet kjo është e padiskutueshme. Se ku hajde ta flasim?
Më bëre pyetje që unë të jap një variant të përgjigjes që ke ti në kokë?

Absolutisht, dua një përgjigje që ke ti në kokë.
Mendoj që nuk funksionon kështu. Mbase ne jemi të prirur të shikojmë atë që na duket si e re pak e dyshimtë. Aktualisht në PS ka një prurje goxha të madhe sidomos pas 2013. Dikush mund t’i quajë rilindas, dikush mund t’i quajë me një emër tjetër, ç’rëndësi ka. Ata janë produkti i asaj që po prodhon PS në pushtet. Sot janë prodhim i pushtetit, nesër mund të jenë prodhim i të qenit në opozitë. Në thelb kështu krijohen politikanët. Nuk krijohen në mënyrë tjetër, si qofte.

Ti e mban mend dinamikën se si i ndodhi PD-së, fuqia e njëshit, forcimi i një establishmenti që ndihmonte njëshin për të qenë autoritarist dhe për të realizuar vizionin e vet jo vetëm të partisë dhe që çfarë po ndodh sot me PD-në. Në qoftë se Pandi do të thoshin ty që janë konstatuar të njëjtët elementë, domethënë fuqizimi i një grupimi në shërbim të njëshit, lënia mënjanë, ngrënia bar o ofrimi i barit si ushqim për një pjesë tjetër, të cilët duhet të mbushin salla, të mbushin atmosfera zgjedhjesh etj, mund t’i ndodhi kjo socialistëve?
Kur je në pushtet kjo ndodh. Sepse kalon, nga të qenit në opozitë ke një politikë që quhet horizontale dhe një ditë pasi vjen në pushtet ajo horizontalja fillon prishet sepse fillon vertikalja e pushtetit që bën presion. Ke qenë krah për krah me dikë të cilin e konsideroje të barabartë. Sot ti je po i njëjti, ai tjetri është bërë drejtor, po është prefekt a, është bërë zëvendës ministër, po është bërë ministër dhe kjo fillon dhe rëndon tek marrëdhënia njerëzore apo tek marrëdhënia politike që vjen nga horizontalja dhe pastaj kalon tek vertikalja.

Sipas analizës tënde e ka mbyllur ciklin Partia Socialiste në pushtet?
Jo. Dhe bëmë pak humor para se të fillonte emisioni. Dakord i heqim, pyetja tjetër është kë do vëmë?

Jo mos u shqetësoni kë do vëmë. Hajde bëjmë analizën e asaj se si është situata. Sipas mendimit tënd personal zoti ministër dhe ish-kryeministër, gjendja ekonomike e Shqipërisë si të duket? Është shqetësim? Është Shqipëria e varfër? ka probleme të forta me ekonominë, pra me lekun?
Mendoj se kanë ndryshuar të paktën dy gjëra. Ka ndryshuar marrëdhënia e qytetarit me ekonominë. Nuk janë më qytetarët që diskutonin ekzistencializmin e viteve ’90. Sot jo të gjitha punët mund të jenë punë të kërkuara në Shqipëri dhe një pjesë e familjeve në një mënyrë a një tjetër bëjnë një jetë të dyfishtë. Në ç’kuptim të dyfishtë?! Dikush ka një vëlla, dikush ka një motër, dikush ka një kushëri apo një fëmijë që është jashtë vendit. Afërsisht gjysma e popullsisë është jashtë dhe kjo jetë e dyfishtë me Gjermaninë, me SHBA-të, me Kanadanë ka rritur presionin dhe sot ti nuk ke njerëz që bëjnë kërkesa për të qenë diçka më mirë se ç’kanë qenë. Ti sot ke kërkesa për të qenë një qytetar europian normal.

Pse ikin njerëzit nga Shqipëria?
Edhe për këtë arsye që sapo thashë.

Në kërkim të një jete më të mirë?
Absolutisht. Por nuk jam naiv dhe dua ta pohoj që jemi akoma një shoqëri jo evolutive. Një pjesë e njerëzve të suksesshëm nuk gjejnë suksesin këtu. Njerëz të cilën ne na duken të zakonshëm, papritur shkojnë në Itali, në Kanada dhe bëhen të suksesshëm.

Ne mendojmë se qeveria duhet të japë llogari për të gjitha, sapo kaluam kufirin por problemi është që ta fillojmë nga ajo që sapo thashë. Jemi ende një shoqëri joevolutive, ku njeriut të suksesshëm jemi të gatshëm t’i hapim rrugën.

Ti përdore fjalën “unë nuk jam naiv” dhe unë kam këtë mendim për ty që ti ke pasur dhe ke një lloj inteligjence konjitive që të ka bërë të pozicionohesh në mënyrë interesante gjatë këtyre 30 viteve. Nuk është rastësi që një njeri është bërë kryeministër, është deputet në mënyrë të konsoliduar. Pikërisht në momentin kur ndoshta askush nuk e dinte ç’është diaspora krijohet artificialisht një pozicion që të kënaqim Pandi Majkon, i cili mund të akuzohet për një lloj naiviteti në sjelljen ndaj njerëzve të pushtetshëm brenda PS. Është kështu?

Jo. Diaspora është ndoshta projekti më i rëndësishëm. Jo kjo qeveri por dhe qeveritë më pas do duhet ta kenë. Është kështu siç po e them unë. nëse do ishte një projekt për një njeri atëherë do ishte për të ardhur keq.

Çfarë raporti ke ti me zotin Veliaj?
Raport të mirë pune.

Mund të ndodhë që nëpër takime, nëse ti do kishe marrë një njoftim që një grup njerëzish brenda PS me në krye kreun e bashkisë së Tiranës që domosdoshmërish të kërkon që të jetë konkurrent edhe këtë herë për bashkinë e Tiranës dhe nëse ndodh kështu ai e fiton betejën. Pra nëse ka një grupim  i cili kërkon të bëjë një ndryshim politik brenda PS. Pra, t’i marrë Ramës pozicionin e partisë me shpresën që më pas të bëhet kryeministër. Këtë aksion, ti e mbështet, nuk e mbështet, e kundërshton apo je inert?
Si ta përkthej unë këtë. Mendon që Erion Veliaj, të abstraktojmë bashkë, do kërkojë t’i zërë vendin Edi Ramës duke qenë Rama në kokë të vet kryeministër i Shqipërisë?

Po.
Të lutem. Nuk besoj. Nuk ndodh.

Nuk beson apo nuk ke informacion.
Nuk ndodh.

Mund të ndodhë që kryeministri të mos e vendosë Veliajn për kryetar të Tiranës dhe nëse ndodh pse duhet ta bënte?
Nuk kam informacion e kam dëgjuar si thashethem. Por mendoj se Rama do dëmtonte veten më shumë se sa Erionin.

Mund të ma shpjegoni, si do dëmtonte veten? Pra Manastirliu shkon për bashkinë e Tiranës dhe Veliaj…
Nga e ke këtë informacion?

Nuk kam informacion. Thashë po abstragoj në emër të spektaklit. Thashë ta supozojmë.
Po meqë po supozojmë gjej një emër tjetër o vëlla. (qesh)

Më pëlqen relaksimi dhe qetësia që ke fituar me kalimin e vetive. Ti je gati për një pozicion të dytë kryeministërllëku. Meqë ra fjala do ta kishe bërë ndryshe?
Unë kam qenë dy herë kryeministër.

Për të tretën.
Prapë?

Po.
Po çdo bëja.

Mund ta kishe bërë ndryshe?
Rri… Mos na hap sherre (qesh)

Unë kam vënë re që ju i trembeni sherreve. P.sh. ti ke shkëmbyer zënka  me drejtuesit e lartë të PS?
Sa herë të duash. Por nuk do isha ky që jam po të mos kisha bërë debate.

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.