Bota

Macron zbret në sheshin e protestave, mbledhje urgjente me qeverinë

macrobn

Presidenti francez Emanuel Macron zbriti në sheshin e betejës, Harkun e Triumfit për të parë nga afër shkatërrimet, një ditë pas protestës së dhunshme të të ashtuquajturve “Jelekë të verdhë”.

Presidentin nuk e ndalën thirrjet kundër të qindra manifestuesve që qëndronin ende në qendër të Parisit, për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Gjatë ditës, shefi i Elizesë zhvilloi edhe një mbledhje urgjente me ministrat për situatën, por ndryshe nga ç’u lajmërua, gjendja e jashtëzakonshme nuk u shpall. Autoritetet thanë se të shtunën, mbi 100 persona u plagosën në përleshje, mes të cilëve 23 policë. Në pranga ranë mbi 400 protestues, përgjegjës për shkatërrim të ambienteve publike e dyqaneve private përreth qendrës.

Qindra mijëra njerëz protestojnë prej 3 javësh në gjithë Francën kundër taksës së gjelbër që ka rritur me 23% çmimin e karburantit. Ndërsa presidenti Macron akuzon protestuesit si mbështetës të radikalëve të djathtë të Marinë Le Penit.

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.