Aktualitet

Kërcënimi i pedagogëve, prokuroria ankimon vendimin për Shullazin

auto_shullazi1537857207-770x433

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar vendimin për Emiljano Shullazin dhe 4 bashkëpunëtoret e tij të dënuar 3 javë më parë me 55 vite burg.

Gjykata nuk e gjeti fajtor këtë grup për të gjitha episodet për të cilat i akuzonte prokuroria. Sipas gjykatës nuk kishte prova që Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja, Endri Zela dhe Blerim Shullazi të kishin kërcënuar dy profesorët Dhori Kule dhe Mynyr Koni me qëllim që ky i fundit të tërhiqej nga gara për rektor. Gjithashtu për togat e zeza nuk faktohej se ishin këta persona ata që kishin hedhur tritol në biznesin e Adriatik Kërçukut në Lushnje.

Por Prokuroria pretendon të kundërtën sepse edhe këto dy raste sipas tyre janë të provuara me fakte. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dënoi me 14 vite heqje lirie Emiljano Shullazin, i cilësuar nga prokuroria kreu i grupit kriminal.

Me 12 vite u dënua Gilmando Dani, 10 vite u dhanë për Endri Qyqen dhe Endri Zelën, ndërsa për Blerim Shullazin 9 vite burg. Këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë marrë biznesmenit Ylvi Beqja 550 mijë euro dhe 30% të ish-hotel Vollgës në Durrës me anë të kërcënimeve.

Ata u gjeten fajtorë edhe për kërcënimin e biznesmenit Jani Zaka me qellim marrjen e një parkimi në Tiranë. Ndërsa një ankimim në Gjykatën e Apelit kanë bërë dhe avokatet e të akuzuarve, të cilët kërkojnë pafajësinë e klientëve të tyre.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.