Opinion

Janullatus, a nuk i vrasin dhe shqiptarët kështu?

kappllani_gaz_500px_0

Nga Gazmend Kapllani 

Pardje në Korfuz të Greqise, një 62 vjeçar emigrant Shqiptar, Petrit Zilfa, u ther si qen dhe u hodh në hendek nga një nazist i Agimit të Arte. Në mediat greke ka heshtje të plotë për këtë ngjarje. Policia greke mundohet t’a mbuloje duke bërë fjale për sherr banal.

Personalisht jam kercenuar shpesh nga fashistet në Greqi dhe ishte një nga shkaqet kryesore që me beri të ikja nga Greqia. Kjo nuk është as vrasja e pare e një emigranti në Greqi – jo vetem Shqiptar – as e fundit. Por në këtë moment të paranojes nacionaliste në Greqi vrasjet dhe sulmet ndaj Shqiptareve (sidomos) por dhe emigranteve të tjere mund të marrin permasa masive dhe vrastare të papara deri më sot.

Pervecese vete emigrantet dhe pjesa anti-fashiste e shoqerise greke duhet të organizohen që te parandalojne masakren, shteti shqiptar nuk mund të heshte dhe të bej sikur nuk po ndodh asgje.

Eshte bashkepuim me krimin heshtja në këtë rast. Te kerkoje me ngulm nga autoritetet greke sqarimin dhe ndjekjen e ngjarjes. Te sensibilizoje ambasadoret e BE-se në Tirane në lidhje me klimen e urretjes (të krijuar dhe të ushqyer cdo dite nga media, kisha, politikane) që perjetojne emigrantet Shqiptare dhe në pergjithesi emigrantet dhe pakicat në Greqi. Te ndaloje menjehere hyrjen në Shqiperi të çdo individi të lidhur direkt apo indirekt me grupet naziste dhe ultra-nacionaliste greke.

Dhe shpresoj që Hiresia e tij Anastastasi, që mund të luaj një roj paqesor mes dy vendeve dhe që aq i gatshem ishte të ngushellonte familjen e Kafices, një talibani me kallash që urrente cdo gje shqiptare dhe njerezore rreth vetes, te ngushelloje edhe familjen e të ndjerit Petrit Zilfo: një njeriu paqesor që u ther si qen vetem për shkak të origjines se tij, sepse nuk mund të pranonte ofendimet e renda të një nazisti.

Ndryshe, për mua të pakten, është një prift kryekeput i deshtuar dhe hipokrit. Boll me! Basta Ya!

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.