Sport

16 vjeçarja fierake shpallet kampione e Shqipërisë, thyen rekordin kombëtar (Video)

kombetarja

Peshengritesja e Apolonise, Kleopatra Saliaj, sapo eshte shpallur kampione kombetare per moshat U-20, ne kampionatin qe eshte duke u zhvilluar ne pallatin e sportit ”Asllan Rusi” ne Tirane.

16 vjecarja e talentuar fierake ka konkurruar ne peshen 63 kg, dhe ka ngritur 73 kg ne stilin e shkeputjes dhe 91 kg ne ate te shtytjes, ku theu dhe rekordin kombetar.

Ja momenti kur Saliaj ngre 91 kg, dhe thyen rekordin kombetar.

Të mërkurën u zhvillua në Tiranë Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes për të Rinj (të moshës deri në 20 vjeç), për meshkuj dhe femra, ku ju vendosën edhe rekordet e para kombëtare të bazuara në formulën e re të vlerësimit të peshave. Gjithçka ndodhi në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ku në të dy gjinitë pati rivalitet të fortë, sidomos tek meshkujt, ku ekipi privat “Masglass” del në skenë si fuqi e parë e shtangës, ndërsa Shtërmeni, ekipi i fshatit që ka nxjerrë shumë kampionë në peshëngritje, u rendit i dyti, me një diferencë të vogël pikësh.

Natyrisht, pritej që Tirana të tregonte më shumë potencial tek meshkujt, por ajo nuk ia doli, ndërsa u ngushëllua me fitoren ekipore tek femrat. Duhet thënë se organizmi që qeveris shtangën në vend, pra Federata Shqiptare e Peshëngritjes, kishte marrë masa që kjo veprimtari, që ishte i fundit për këtë vit dhe njëherësh në kuadër të 28 Nëntorit, të kishte jo vetëm pjesëmarrje të gjerë, por edhe rivalitet. Ishte një veprimtari model sa i takon organizimit dhe konkurrencës, dhe ky kampionat dha shumë shpresë për vazhdimësinë.

Duke dëshmuar se shtanga nuk do ta lerë vendin pa medalje në veprimtaritë ndërkombëtare edhe në vitet e ardhshme. Sportisti më i mirë i veprimtarisë u shpall shtangisti Rilind Hysa, i kategorisë së peshës trupore mbi 109 kg, i cili ngriti në dygarësh 322 kg. Djaloshi stërvitet nga trajneri me përvojë Faik Nebijaj.  Kurse sportistja më e mirë femër u shpall Kleopatra Saliaj e Apolonisë, që garoi në kategorinë e peshës trupore deri në 64 kg dhe ngriti në dygarësh 153 kg.

Ndërkohë, presidenti i FSHP-së, Theodhor Masllavica, vlerësoi me nota pozitive dhe optimiste jo vetëm pjesëmarrjen e gjerë, me një numër rekord garuesish afro 100 sportistë të rinj. “Të rinjtë po u kthehen sërish palestrave dhe sportit të peshëngritjes dhe kjo është pozitive”, – theksoi Masllavica, ndërsa më pas komentoi çështjen e shumëpërfolur të dopingut, prej të cilës ka vuajtur shumë shtanga shqiptare. “Ne e kemi marrë seriozisht këtë çështje dhe para çdo përfaqësimi ndërkombëtar u bëjmë sportistëve testin anti-doping, – ka thënë ai. – Kjo është një mënyrë efikase për të parandaluar fenomenin.”

Categories: Sport

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.