Aktualitet

Vrasja në Bllok, merret në pyetje këngëtarja Elvana Gjata

1532091434_elvanadhedjalibiznesmenitfoto210korriku-768x433

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, ka dhënë dëshminë e saj në drejtorinë e Policisë, 56 ditë nga vrasja në zonën e Bllokut në kryeqytet. Burimet konfirmuan se këngëtarja Gjata ka mbërritur në Rinas mbrëmjen e 22 nëntorit, në orën 00:30. Të njëjtat burime saktësuan se këngëtarja Gjata ka udhëtuar përmes linjës ajrore nga Vjena në Tiranë.

Mësohet se këngëtarja Gjata ka dhënë dëshminë e saj në drejtorinë e policisë mëngjes e ditës së premte. Elvana Gjata u shpall në kërkim policor pas vrasjes së ndodhur në zonën e bllokut, për zbardhjen e ngjarjes nevojitej edhe dëshmia e saj. Në përfundim të afatit të kërkimit policor, njoftimi për Gjatën është dërguar në të gjitha pikat kufitare në mënyrë që nëse paraqitej, këngëtarja do të shoqërohej për t’u marrë në pyetje.

Në dosjen e Prokurorisë, e cila ngrinte të gjithë dinamikën e ngjarjes në zonën e ish-Bllokut, thuhet se ditën e vrasjes Elvana Gjata është takuar me të fejuarin e saj jashtë lokal ‘Monopol’, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Dëshmi të cilën këngëtarja Elvana Gjata besohet të ketë dhënë mëngjesin e 23 nëntorit pranë drejtorisë së policisë në Tiranë. Sakaq burimet saktësuan për ‘BalkanWeb’ se marrjes në pyetje këngëtarja Elvana Gjata është lënë e lirë dhe mund të jetë larguar sërish nga Shqipëria.

Ndërkohë hetimet për vrasjen në Bllok, në të cilën mbeti i vrarë 28 vjecari Fabian Gaxha si edhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Pavarësisht se këngëtarja Elvana Gjata u konsiderua si mollë sherri, hetimet janë shtrirë në prishjen e pazareve të drogës mes  të fejuarit të saj Ervin Matës, si edhe një biznesmeni tjetër i shpallur në kërkim nga Policia, Eldi Dizdari. Sipas informacioneve nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për një ngarkesë të konsiderueshme droge, gjë që e ka tensionuar raportet mes tyre. Ka qenë Dizdari që i ka thënë Matës se për borxhin duhet të sqarohet me Ervis Martinaj.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.