Sociale

“Muxhahedinët e Fundit”, Real Story sjell jetën e 3000 MEK në Manëz

Emisioni Real Story këtë të hënë ka sjellë për herë të parë në vëmendjen e publikut dokumentarin “Muxhahedinet e Fundit”.

Moderatori Sokol Balla është futur në kampin e Muxhahedineve iraniane, ne qytezen e mistershme mes Tiranës dhe Durrësit. Në këtë dokumentar Balla ka sjellë në vëmendje jetën e re të 3000 MEK-eve në Manëz.

Ndërkohë nga ana tjetër muxhahedinët për Real Story deklarojnë se qëllimi i tyre është lufta për të gjithë bashkëkombasit e tyre dhe për lirinë e vendit.

Drejtuesi i kampit Hassan Nayeb Agha është shprehur se mediat e huaja përpiqen të demonizojnë komunitetin e tyre.

 “Ne 79′ shpresuam se me rrezimin e regjimit vendi do te ktheje ne nje sistem demokratik. Por kjo nuk ndodhi.  Mediat e huaja perpiqen te demonizojne komunitetin tone. Ka presione te ndryshme ndaj nesh. Presione me te cilat perballet dhe shteti shqiptar.”

 Përfaqësues nga MEK në fjalën e tyre shpehen se për shqiptarët kanë respekt dhe mirënjohje, pasi sipas tyre populli shqiptar ka një zemër të madhe.

 Ndërsa pyetjes së moderatorit Balla se çfarë bëjnë MEK në Shqipëri dhe a kanë kampe trajnimi për luftë kundër Iranit?

Drejtuesi i kampit Agha theksoi se në këtë kamp ato nuk trajnojnë luftëtarë.

 “MEK jane intelektualet e shoqerise iraniane. “Lufta” jone eshte ti bejme rezistence regjimit Iranian permes intelektualizmit.  Ne Ashraf kemi patur nje kamp stervitor per ti bere rezistence regjimit iranian. Nje kamp i mirefillte stervitor.  Ne Shqiperi nuk do te donim te kishim nje kamp stervitor luftarak. Ketu ne ushtrojme te drejten e te qenurit njerez normal dhe rezistencen e bejme permes perpjekjes per te…”

 Sipas tij Muxhahedin është domethenia e luftëtarëve për liri.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.