Politike

Pavarësia/ Meta: Emigracioni, kambanë alarmi për klasën politike

d43549cf-1703-4259-9625-e06e6d3ac63c

Festa e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë ka mbledhur bashkë në një pritje shtetërore në Pallatin e Brigadave politikën por edhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe diplomatë të huaj.

Pasi u ekzekutua himni shqiptar, ku mes të pranishmëve ishin Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, si dhe kryeministri Edi Rama dhe gruaja e tij, Linda Rama, i pari që hapi fjalën ishte presidenti i Republikës.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se Shqipëria duhet të zgjidh çështjet e emigracionit. “Duhet të bëjmë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mpaket nga emigracioni që po gërryen çdo ditë energjinë dhe potencialin e rinisë shqiptare, dhe bashkë me të edhe aftësinë ripërtëritëse e të pazëvendësueshme për përparimin e nesërm të vendit. Kjo është një këmbanë alarmi për klasën politike, për të ofruar besim, siguri e mundësi më të mira, më të shpejta e më të qëndrueshme për të rinjtë dhe për forcat më krijuese të shoqërisë. Sfidat aktuale që po përjetojmë kërkojnë klimë bashkëpunuese, ndjenjë të lartë të unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare. Shqiptarët kanë nevojë për forcimin e bashkëjetesës demokratike, për një klimë politike konstruktive, për një paqe sociale ku respekti ndaj lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor duhet të jetë prioritet i të gjithëve. Duhet reflektim nga të gjithë, për një mjedis më bashkëpunues, më gjithëpërfshirës, për më shumë siguri juridike për pronën, për punën dhe të drejtat e njeriut. Funksionimi i shtetit ligjor dhe institucioneve të pavarura kërkon dialog dhe bashkëpunim të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës”, pohoi Meta.

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.