Aktualitet

Skandali i vetingut/ Prokurori Besnik Cani e shpëtoi nga burgu për vjedhje. A do ja kthejë nderin anëtarja e KPK-së, Valbona Sanxhaktari? 

Valbona Sanxhaktari u denoncua nga KLSH ne 2004 per korrupsion 2.5 milione USD me tenderat ne arsim. Besnik Cani i mbylli çeshtjen, neser ajo i jep “verdiktin e vetingut”. 

20181126_133721

Kandidati per Keshillin e Larte te Prokurorise, Besnik Cani do te mesoje neser nese e ka kaluar proven e vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Etika dhe profesionalizmi i krahut te djathtte te Arta Markut u vu ne pikepyetje serioze nga ONM-ja, por faktet e reja qe dalin ne drite e fryjne çeshtjen ne permasat e nje skandali te vertete.
Gazetaret e “Shqip Sot” kane mesuar sot se prokurori Besnik Cani ka qene njeriu qe i ka mbyllur dosjen e akuzes per korrupsion, pikerisht anetares se KPK-se, Valbona Sanxhaktarit.
Skandali qendron ne faktin se pikerisht Sanxhaktari qe i shpetoi burgut fale Besnik Canit, i duhet tani te vendose nese ky prokuror eshte ose jo i denje per te kaluar procesin e vetingut.
Anetarja e KPK, Sanxhaktari eshte hetuar dhe marre ne pyetje me akuzen e korrupsionit me 2.5 milione dollare ne vitin 2004.
Ajo ka punuar ne vitin 2004 ne ministrine e Arsimit dhe ka marre pjese si anetare e komisionit te tenderave per rikonstruksionet e shkollave.
Kontrolli i Larte i Shtetit ka gjetur abuzime marramendese dhe ka bere 7 kallzime penale ndaj Valbona Sanxhaktarit dhe kolegeve te saj.
Prokurori Vexhi Muçmata ka caktuar Besnik Canin per ta hetuar skandalin 2.5 milione dollare dhe ky i fundit ka nisur procedimin penal me akuzen “vjedhje per shkak te detyres”. Madje Cani edhe e ka marre ne pyetje Sanxhaktarin dhe ne fund fare, u ka bere nderin te gjitheve duke ua mbyllur dosjen dhe duke i hedhur ne kosh akuzat konkrete te KLSH.
“Shqip Sot” sjell dokumentet origjinale te hetimeve te kohes ndaj anetares se sotme te KPK, Valbona Sanxhaktari.

20181126_13244820181126_132429

ONM: CENIM I BESIMIT TE DREJTESIA
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të premten seancën dëgjimore të rivlerësimit me kandidatin e fundit për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Relacioni i lexuar nga Lulzim Hamitaj vuri në dukje se gjatë hetimit KPK dhe në një opinion të sajin edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kishin ngritur dyshime për “cënim të besimit të publikut te drejtësia”,  mbi etikën dhe profesionalizmin e Canit. Po ashtu, në relacion u përmendën edhe probleme me pasuritë, përfshi shuma të padeklaruara.

0847d5211daa2cfcfde28d825aa07d5d_XL
Problemet kryesore të Canit sipas relacionit, rezultuan nga një kontratë e diskutueshme sipas KPK-së me kompaninë “Kastrati” për një pikë karburanti në pronë të tij, një kërkesë për kredi të butë si i pastrehë nga Bashkia Fier në një kohë kur prokuroria kishte në hetim ish-kryebashkiakun si dhe pushimi apo mosfillimi i hetimeve për disa dosje.  KPK po ashtu theksoi edhe disa probleme me deklarimin e pasurisë.

Zj. Sanxhaktari vjen si Komisionere nga zyra juridike e Kryeministrise, Ajo me perpara ka punuar ne Ministrin e Arsimit ne vitin 2004 dhe ndaj saj jane ngritur rreth 7 Akuza per Korrupsion dhe shperdorim te fondeve publike ne nje vlere te pergjitheshme prej afro 2.5 milion u.s.dollare nga Kontrolli i Larte i Shtetit duke e kallzuar ne Prokurorine e asaj kohe e cila nen drejtimin e z.Vexhi Muçmata sot deputet i Partise Socialiste i pushoi çeshtjet penale.zj.Sanxhaktari nuk i ka deklaruar ndonjehere se ndaj saj ka pasur çeshtje penale duke i fshehur keto te dhena perpara Parlamentit qe e zgjodhi.

marku-cani-e1536604171697

KUSH ESHTE BESNIK CANI 

Anetarja e KPK-se, Valbona Sanxhaktari u hetua nga prokurori Besnik Cani, i cili e shpetoi nga burgu. “Benjamini” i Arta Markut ka shkelur ligjin duke fshehur si fajtore Valbona Sanxhaktarin. Prokurori i zullumeve, keshilltari i pare i Arta Markut, i perzgjedhuri i Edi Rames, si anetar KLP-je, pret konfirmimin nga KPK. Po kush fshihet pas perpjekjeve te medha per te shpetuar Besnik Canin? Pas Besnik Canit fshihen biznesmene te fuqishem dhe krimi i organizuar. Kjo eshte fytyra e Rilindjes dhe e reformes qe ben ajo. Marku si “dele e partise”, Prela si “sherbetore e Gjushit” dhe keshilltari i te dyjave, Besnik Cani.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: