Bota

Skandali/ “Srebrenica nuk ishte genocid”, kreu i Gjykatës së Hagës kritikon kryeministren e Serbisë në Beograd

Meron Brnabic 2018 Photo MICT 640

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Theodor Meron e ka sfiduar kryeministren serbe Ana Brnabic gjatë takimit të tyre në Beograd, pas refuzimit të saj për ta quajtur masakrën e Srebrenicës një genocid.

“Kundërshtimi i vendimeve të gjykatës së Hagës nuk e ndihmon Serbinë, i tha Meron kryetares së qeverisë serbe.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale e ka bërë absolutisht të qartë në disa vendime se krimet e kryera në Srebrenicë në vitin 1995 janë genocid”, shtoi ai.

Kryeministrja Brnabic mohoi se ngjarjet e korrikut 1995, ku boshnjakët u masakruan nga forcat serbe mund të quhen genocid. Ajo i bëri këto komente në një interviste më 14 nëntor me transmetuesin publik gjerman Deutsche Welle.
“Jo, unë nuk mendoj se masakra e tmerrshme në Srebrenicë ishte një genocid”, tha ajo për programin “Zona e Konfliktit” të DW.
Më 11 korrik 1995 ushtria e serbëve të Bosnjes nën komandën e Ratko Mlladiç vrau rreth 7000 burra dhe djem civilë.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e quajti këtë krim një genocid. 45 vetë në një total prej 699 vitesh burg u dënuan për këtë masakër ndaj boshnjakëve.

 

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.