Bota

Kosova nuk pranohet në Interpol, feston Serbia

41547678_303

Kosova ka dështuar për herë të tretë në përpjekjet e saj për anëtarësim në Interpol. Ajo po përpiqet prej vitit 2010 që të anëtarësohet në këtë organizatë, por dy herë ka dështuar të futet në rend dite. Kësaj radhe kërkesa e Kosovës është futur në rend dite, por pas dy votimeve dështoi të pranohet në Interpol.

Në raundin e dytë dhe vendimtar, për anëtarësimin e Kosovës në Interpol votuan 68 shtete, kundër ishin 51 ndërsa abstenuan 16 sosh. Në raundin e parë për anëtarësimin e Kosovës kanë votuar 76, kundër ishin 56 ndërsa kanë abstinuar 22 vende. Për anëtarësimin e një shteti në Interpol kërkohen dy të tretat e votave.Mediat njoftojnë se pas dështimit edhe në raundin e dytë delegacioni i Kosovës është larguar nga salla në mënyrë demonstrative.
Delegacioni i Kosovës në Dubai, i prirë nga ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, pohonte më parë se Kosova “e ka mbështetjen e duhur për anëtarësim”. Dështimi i Kosovës ka ardhur pas një fushate të gjërë të Serbisë dhe aleatëve të saj kundër anëtariësimit të Kosovës. Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviq i cili gjendet në Dubai në krye të delegacionit serb, tha se organizata Interpol duhet të deklarohet kundër anëtarësimit të “shtetit ë rrejshëm”.
Në të kundërtën, siç tha ai, të dhënat e kësaj organizate “do të binin në duart e terroristëve”.Organizata Interpol ka 193 anëtarë, ndër to është edhe shteti palestinez, i cili është anëtarësuar, përkundër vullnetit të SHBA dhe Izraelit.

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.