Sport

Panucci nuk i përmban nervat, ‘plas’ sherri me gazetarin: Qepe gojën, je p…

auto_Screenshot_51542647728

Christian Panucci ka dalë para mediave për të dhënë shpjegim për atë humbje të thellë 4-0 në “Loro Boriçi” përballë Skoisë.

Ashtu siç pritej, tekniku italian ka shfaqur shenja nervozizmi madje kulmi arriti deri në një debat të ashpër me gazetarin e “supersportit”, Gjergji Stefa.

Në një moment Panucci “shpërtheu” duke i kërkuar gazetarit që ta qepë gojën pasi sipas tij është i paedukatë.

Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuccit për të vazhduar punën?

Panucci: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.

Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.

Panucci: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese.

Gazetari: Nuk më intereson.

Panucci: Më shiko në sy kur flas. Tregohu profesionist dhe serioz, mos shiko telefonin.

Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.

Panucci: Po përkthen zotëria. I paedukatë!

Gazetari: Gjithashtu…

Panucci: Unë jam i edukuar!

Gazetari: Edhe unë…

Panucci: Po më bën të qesh…

Ndërhyn gazetarja Ilda Bejleri: Çfarë do të ndryshojmë që nesër?

Panucci: Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.

Categories: Sport

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.