Aktualitet

“Nuk jam kërcënuar”, drejtori i hekurudhës: Të zbardhet ngjarja

Ani-Dyrmishi-770x433

Drejtori i Hekurudhave në Durrës Ani Dyrmishi, ka reaguar sërish në një deklaratë për mediat për pakon e dyshimte, me lëndë artizanale që u gjet sot afër makinës së tij.

Ai thotë se nuk ka patur kurrë kërcënime dhe se mjetin e parkon në vende publike dhe lëviz i lirë në qytet gjatë gjithë kohës.

Dyrmishi mohon të ketë konflikte personale apo në lidhje me detyrën me njeri dhe largon dyshimet se ngjarja ka lidhje me funksionin e tij si drejtues i hekurudhës.

DEKLARATA E PLOTË
Sot, si qytetar i Durrësit por edhe si person që mbaj funksion drejtues pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës Shqiptare, çmoj të arsyeshme të sqaroj opinionin publik në lidhje me pasqyrimin në media të gjetjes së një lende, të dyshuar si lëndë plasëse në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit, lagje ku unë banoj.

Unë nuk disponoj vend parkimi privat, si rrjedhojë në përditshmërinë time, e parkoj mjetin në vende parkimi publik.
Kurrë nuk jam ndjerë i kërcënuar. Kam ecur dhe vazhdoj të eci i lirë në qytetin tim gjatë gjithë kohës.
Figura ime si qytetar por edhe si drejtues i lartë i HSH, kurrsesi nuk lidhen me ngjarjen e sotme.
Unë nuk kam asnjë konflikt personal apo konflikt në lidhje me detyrën që unë mbaj, Administrator i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhës Shqiptare.

Gjatë ushtrimit të detyrës, kurdoherë jam mbështetur dhe do të vazhdoj të respektoj e zbatoj vetëm Ligjin sot dhe në të ardhmen.

Padyshim, nxis dhe pres nga organet ligjzbatuese të hetojnë e sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe të vihen përpara drejtësisë personat përgjegjës.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.