Sociale

Raporti i frikshëm i BERZH, ja numri i lartë i shqiptarëve që po emigrojnë

Nga të gjitha vendet në tranzicion, Shqipëria renditet e treta për numrin e lartë të emigrantëve në raport me popullsinë që jeton brenda vendit, evidentoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit të Tranzicionit 2019.

Vendi ynë u rendit pas Gazës dhe Bosnjës, teksa BERZH përllogariti se 40 për qind e popullisë që jetonte brenda vendit deri në 2017, ka emigruar.

Normat e emigracionit në rajonet e BERZH kanë qenë vazhdimisht më të larta se mesatarja globale. Në vitin 2017, 9,7 për qind e të gjithë njerëzve që kanë lindur në rajonet e BERZH-it ose kanë mbajtur nënshtetësinë e një vendi në këto rajone kanë jetuar jashtë vendit të tyre të lindjes.

Synimet për të emigruar u rritën ndërmjet viteve 2010 dhe 2015. Në rajonet e BERZH, më shumë se 3 për qind e të anketuarve treguan se kishin qëllim për të migruar në vitin 2015, krahasuar me 1.8 për qind në vitin 2010.

Një trend i ngjashëm është vërejtur në vendet me nivele të krahasueshme të të ardhurave. Në terma absolutë, këto të dhëna sugjerojnë se rreth 20 milionë njerëz në rajonet e BERZH kanë emigruar jashtë vendit në 2015.

Të pesë vendet me përqindjet më të mëdha të njerëzve që raportojnë se duan të emigrojnë jashtë vendit janë të gjitha në Afrikën Sub-Sahariane, me Liberinë që kryeson listën në 14 për qind. Shqipëria renditet e gjashta në botë, me pothuajse 10 për qind të të anketuarve në atë vend duke treguar një qëllim për të emigruar brenda vitit.

Categories: Sociale

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.