Politike

Opozita nuk u ftua në takimin Shqipëri-BE, reagon Pollo: Frikë nga kriminalizimi

Opozita thotë se nuk ka marrë ftesë nga mazhoranca për takimin e dhjetë të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së.

Kreu i komisionit të integrimit evropian, Genc Pollo thotë se qeveria prishi traditën pozitive të përfaqësimit në organet e BE-së, duke shtuar se ky gjest vjen jo vetëm nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit por edhe si shenjë e degradimit politik të qeverisë.

Reagimi i plotë i Pollos:

Për herë të dytë qeveria Rama shkel mbi traditën pozitive të përfaqësimit bipartizan në organet e BE si shprehje e vullnetit konsensual për integrim evropian. Edhe sot, ashtu si dhe një vit më parë, qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetem me zyrtare si Bushati e te tjerë por pa kryetarin e e ketij komisioni për integrimin europian, te cilit nuk ju dërgua ftesë.

Që në vitin 2011 Qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian. Ky precedent pozitiv bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorance-opozite te antarësimit te vendit ne BE u kthye në tradite deri në nëntor 2017.

Ky gjest nuk eshte vetem frike nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.