Aktualitet

Misteri/ Kush është Alma Liçaj, gjyqtarja që i fali Shpëtim Gjikës 4 vite burg

Alma-Licaj

Një ditë para se të kalonte në siten e Vettingut Kryetarja e Gjykatës së Apelit në Vlorë, Alma Liçaj ka shpallur të pafajshëm ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika.  Ai ka marrë pafajësinë në seancën gjyqësore të së hënës, me relatore Alma Liçaj, si dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati.

Para se të kalonte në Komisionin e Posaçëm të Apelimit gjyqtarja Alma Liçaj zgjodhi të gjykojë apelimin e çështjes me të pandehur Shpëtim Gjika, Artur Haxhi, Doriana Sulaj dhe Ridvan Mersinaj.

Mbi Gjikën rëndonin 4 akuza të ngritura nga prokuroria e Vlorës “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh”, “Fshehje e provave të krimit” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, të cilat ranë në gjykatën e Apelit.

Në të njëjtin proces është shpallur e pafajshme ish-shefja e urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj. I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i një subjekti ndërtues është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë.

I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili u dënua nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove. Nga ana tjetër Komisioni i Posaçëm i Apelimit pas seancës dëgjimore një ditë më parë për gjyqtaren Alma Liçaj, pritet të japë verdiktin nëse ajo e kalon ose jo sitën e vettingut.

DENIMI ME 4 VITE BURG

Në vitin 2017, gjykata e Vlorës vendosi pafajësi për akuzat e ndërtimit të paligjshëm dhe shpërdorimin e detyrës, për ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, ndërsa për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar gjykata vendosi 4 vite burgim dhe 1 vit burg edhe për akuzën e veprimeve, të cilat pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Ndërsa gjykata ka vendosur ta konvertojë dënimin në 2 vite shërbim prove për shkak të rrezikshmërisë së ulët që prezanton i dënuari. Për ish-kreun Gjika, gjykata ka vendosur edhe ndalimin për tre vite të ushtrimit të funksioneve publike.

Po ashtu, Gjykata e Vlorës ka vendosur për ish-shefen e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj, e cila ka marr pafajësinë për të gjitha akuzat.

I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues Turi&MZB është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë.

I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.