Bota

Gruevski gjen strehë, Hungaria i pranon kërkesën për azil

Qeveria e Viktor Orban në Hungari ka deklaruar se e kanë pranuar kërkesën për azil të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Duke pasur parasyshë se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeministër dhe duke marrë në konsideratë rrethanat e sigurisë, autoritetet tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për migrim dhe azil në Budapest”, thuhet në një reagim të qeverisë së Budapestit, raporton Alsat.

“Autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombëtare. Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe konsiderojmë se vlerësimi i kërkesës për azil për ish kryeministrit do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik”, theksojnë nga kabineti i Orban duke shtuar se nuk mund të ndajnë më shumë informacione me opinionin lidhur me procedurën për azil të ish kryeministrit Gruevski para se të përfundojë procedura.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.