Sport

Wojciech Szczęsny zbulon çfarë tha në vesh Ronaldo, para penalltisë së Higuain

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczęsny, ka zbuluar se çfarë i kishte thënë Cristiano Ronaldo, pak momente para se Gonzalo Higuain ta gjuante penalltinë, të cilën polaku e priti me sukses.

Dora e Benatia ishte penallti për kuqezinjtë. Në atë moment, Cristiano Ronaldo i shkon afër Szczesny për t’i thënë diçka në vesh. E cila, sipas portierit bardhezi, kishte të bënte me mënyrën si i gjuan penalltitë Higuain. Polaku e kuptoi krahun e goditjes së topit, e devijoi paksa atë, por e ndihmoi edhe shtylla për t’i thënë “jo” golit të barazimit.

“Ajo që më pëshpëriti në vesh Cristiano Ronaldo, para goditjes së penalltisë? Më tha se Higuain i godet tokazi dhe fort 11-metërshat. Këtë gjë e dija, sepse kemi luajtur bashkë për një vit te Juventusi, por ndoqa këshillën e Ronaldos për krahun, nga duhej të hidhesha”, – rrëfeu Szczesny pas fitores kundër Milanit, i cili po shijon rolin e titullarit tashmë te bardhezinjtë.

Për këtë fakt, ai shton: “Është e rëndësishme për të pasur një marrëdhënie të mirë me mbrojtësit. Komunikimi në lojë më ndihmon shumë Natyrisht, është e vështirë për ta zëvendësuar Buffonin, por ky mision më bëhet disi më i lehtë nga mbrojtja që kam përpara”.

Categories: Sport

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.