Politike

Ish-presidenti Nishani: Sandër Lleshi ka shpërdoruar detyrën, prej vitesh shkel ligjin

bujar-nishani-1

Ish Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa I përket propozimit për të dytën herë nga Kryeministri Rama të Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm. Z. Nishani tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH se ai gjen dy argumenta që e pengojnë z. Lleshaj të marr këtë pozicion.

“Zotëria është ende ushtarakë. Vendosja e tij në postin e zv. Ministrit të Brendshëm, e ka ekspozuar këtë njeri si një person që nuk ka respekt për ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Ai prej vitesh ka shkelur ligjin, që nga 2013-ta kur ka hyrë në zyrën e këshilltarit të kryeministrit. Edhe pse vendimi I Gjykatës është marrë në dhjetor 2017, z. Lleshaj e ka pranuar shperblimin financiar si të kishte qenë një ushtarak aktiv. është përgjegjësi ligjore administrative. Pastaj duhet vërtetuar, nëse vërtet I ka marrë dy paga publike të shtetit shqiptar, që nga dita që ka dalë në lirimin, ka shpërdoruar detyrën me dëm financiar, ç’ka e ngarkon me përgjegjësi penale.

Nëse do të dekretohet për të dalë në lirim dhe nëse ezaurohet ky moment, po të isha president do të kërkoja një interpretim në gjykatën kushtetuese për këto 2 çështje. Do të prisja vendimin dhe po të mos I konsideronte si elemente pengues gjykata kushtetuese, atëherë do ta dekretoja”, u shpreh Nishani në RTSH.

Por edhe varianti I propozuar nga ish Presidenti Nishani është I vështirë të marrë formë në realitet, pasi prej muajsh Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit. Tejzgjatja e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë e bën të vështirë të parashikohet se kur kjo Gjykatë do të rikthehet në funksion.

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.