Bota

Vuçiç: U ndjeva i fyer nga “trajtimi” që m’u bë në Paris

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është fyer nga trajtimi që i është bërë gjatë ceremonive për 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore në Francë.

Ceremonitë përkujtimore mblodhën në fundjavë në Paris liderë nga vende të shumta, të prekura nga konflikti.

Gazetat publikuan fotografi të liderëve duke parë ceremonitë, përfshirë Vuçiçin dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi ka qenë i ulur pas udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe SHBA-së, ndërsa Vuçiç ka qenë i ulur në anën përballë.

“Mund të imagjinoni se si jam ndjerë”, cituan mediat serbe Vuçiçin.

“Nuk mund të besoja çfarë po shoh para meje, duke ditur sakrificën që populli serb ka bërë në Luftën e Parë Botërore”, tha Vuçiç, transmeton AFP.

Historianët thonë se Serbia, në krahasim me numrin e popullsisë, ka pësuar më shumë viktima se çdo vend tjetër gjatë Luftës së Parë Botërore.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.