Politike

Kandidimi i Sandër Lleshit për ministër, ja si e shkeli Edi Rama Kushtetutën e vendit

Në një përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale për dekretimin si ministër i brendëshëm i Sandër Lleshit, Edi Rama ka bërë një propozim për Metën. Sipas tij meqë juristët e dy institucioneve kanë pikpamje të ndryshme nëse ai është apo nuk është ushtarak, Meta duhet ta çdekretojë atë si gjeneral dhe ta emërtojë si ministër. Por piërisht ky qëndrim e ka shtyrë juristin dhe ish ministrin Ylli Manjani të mbërrijë në përfundimin se kryeministi ka shkelur kushtetutën. Përtej etiketimeve si karafil, apo thirrjeve që ai të hetohet nga SPAK, pjesa racionale e qëndrimeve të Manjanit konsiston ne 2 pika”.

index1index

Sipas nenit 69.1/b të Kushtetutës, ushtarakët aktivë nuk lejohen as të kandidojnë për deputetë. Të zgjidhen jo e jo. Dhe duke ditur kushtetuta e trajton statusin e ministrit njësoj me atë të deputetit, për rrjedhim Sandër Lleshi nuk duhej të propozohej as si minisër: “neni 103.1 e Kushtetutës, barazon statusin juridik të ministrit me deputetin. Pra nëse nuk bëhesh dot deputet, nuk bëhesh as ministër” shkruan Manjani.

Pra këto janë dy nenet që provojnë se ndryshe nga sa akuzonte Rama një javë më parë ka qenë ai vetë dhe jo Ilir Meta që nuk kanë zbatuar kushtetutën. Pra fakti se një ushtarak nuk mund të zgjidhet deputet dhe fakti tjetër se për du bërë ministër duhet të përmbushësh ato kushte që ka gje zgjedhja në kuvend, i japin të drejtë presidentit. Prandaj Rama doli sot me propozimin e ri që presidenti të ç’dekretojë ushtarakun Lleshi dhe të dekretojë qytetarin Sandër.

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.