Politike

“Lleshi”/ Meta fut në lojë Ruçin: Bashkëpunim i 3 institucioneve

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama propozoi emrin e Sandër Lleshit për postin e ministrit të Brendshëm, vjen reagimi nga Presidenca.

Përmes zëdhënësit të Ilir Metës, mësohet se presidenti “ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim”, duke lënë të nënkuptuar kështu edhe faktin se këtë herë ka më shumë shanse për dekretimin e Lleshit.

Kujtojmë se presidenti Meta nuk e dekretoi propozimin e Ramës të shtunën e kaluar, ku posti i Ministrisë së Brendshme të kalonte nga Fatmir Xhafaj tek Lleshi, me pretendimin se nuk iu krijua bindja për gjeneralin. Aktualisht Sandër Lleshi mban detyrën e zv/ministrit të Brendshëm, por me kompetencat e ministrit.

REAGIMI I PRESIDENCES

Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi në lidhje me propozimin e ri për emërimin e z.Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm

Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.

Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi).

Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetutës dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç.
(ed.me/BalkanWeb)

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.