Aktualitet

Incidenti në Bularat/ Rama: Do mendohen mirë nëse do vijnë më në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve në Bularat, ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të Kostandinos Kaçifasit.

“Shqipëria e mirë e tregoi edhe njëherë vetën me sjelljen e vet në ditën e turpërimin e flamurit fqinjë nga një grusht njerëzish që nuk përfaqësojnë as popullin grek dhe as Greqinë në asnjë mënyrë. Por kush mirësinë tonë e merr për dobësi, dje dhe sot, e mori mesazhin se në këtë vend nuk hyn dot ata që kur vijnë kujtojnë se mund të gjejnë këtu sheshin për përsheshin e neveritshëm të urrejtjes, ndasisë, konfliktit me Shqipërisë e Greqisë e popujve të tyre, që e kanë përshkruar rrugën e historisë duke ndihmuar njeri-tjetrin”, – tha Rama në Facebook.

kor1

“Imagjinoni se çfarë marrëzie do kishte qene dhe se me çfarë turpi kombëtar do ta kishim varrosur emrin e Shqipërisë botërisht, por kush e di sa kohë, sikur të mbyteshim në lugën e çorbën e Agimit të Artë dhe kadrinjve gojë–baltë që janë kudo njësoj e që njësoj e turpërojnë çdo flamur, çdo gjuhë, çdo popull e çdo njeri normal të kësaj bote. E paimagjinueshme.

Vetëm mendoni një sekondë sikur shteti ynë të përplasej me policinë, me ata jabanxhi që erdhën, lanë namin e tyre të zi edhe në Shqipëri dhe ikën pasi keqtrajtuan të ashtë-quajturin heroin e tyre. E pamendueshme.

Shumë prej tyre s’do hyjnë dot më në Shqipëri, të tjerët do mendohem mirë nëse do vijnë përsëri dhe kush thotë se për atë përçudnim të ceremonisë mortore fajin e paskësh varreza e ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke duhet të vizitohet se nuk është mirë. E paska respekti për të vdekurit fajin pse dalin nga fiqiri të gjallët?

E paska respekti për të ikurit të botën tjetër për vlerat e humanizmit në tërësi fajin pse në këtë botë njerëzit ndodh të kthen në hiena dhe ti klithin si korba njerëzimit vlerave? E paska respektin për historinë e një fqinjësie të mbushur me njerzillëk mes të thjeshtë fajin pse njerzillëkun e fqinjësisë së mirë i bien me shqem kadrinjtë e politikës e të medias në politikën e dy shteteve? Broçkulla”, – u shpreh kreu i qeverisë.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.