Aktualitet

Atentati mafioz në Durrës, gjendet makina e djegur e autorëve

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një atentati mafioz në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 13 të qytetit. Viktima dhe personi i plagosur ndodheshin në makinën tip “Audi A8” me targa AA 857, kur janë qëlluar me armë nga persona te paidentifikuar.

Viktima është Edison Harizaj 39 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Genci Caca 33 vjeç, të dy nga Vlora.

Viktima është pjesë e grupit të Emiljano Shullazit, raporton Ora News. Fillimisht u raportua se Genci Caca ndërroi jetë në spital, por më pas u konfirmua se ai kishte pësuar vdekje klinike dhe tani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk ka informacion se kush mund të ketë kryer atentatin, por në zonën e Shën Vlashit është gjetur një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve. Ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.

Atentati mendohet se është kryer nga më shumë se një person dhe ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e dy personave. Po ashtu autorët kanë qëlluar me më shumë se një karikatore kallashnikovi në drejtim të dy personave.

Ndërkohë policia në një njoftim paraprak tha se: “Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.