Sport

Goditja e Lazios, Lotito “blindon” Igli Taren

Lazio mendon për të ardhmen dhe e nis duke blinduar drejtorin sportiv të klubit, Igli Tare. Ky i fundit rinovoi kontratën me klubin lacial deri në vitin 2020, me opsion për zgjatjen e saj edhe për dy vite të tjera.

Kontrata e Tares skadonte më 30 nëntor të këtij viti, por të premten ai pranoi të zgjasë bashkëpunimin me bardhekaltrit, sigurisht duke përfituar edhe një dyfishim të pagës së tij, në pak më shumë se 1 milion euro në sezon.

Igli Tare është prej një dekade në bordin drejtues të Lazios dhe gjatë kësaj kohe ai ka kontribuar në skuadër duke sjellë futbollistë, që më pas kanë mundësuar rritje të të ardhurave të Lazios në merkaton e futbollit.

Keita, Felipe Anderson apo Biglia janë disa prej lojtarëve që janë bërë pjesë e skuadrës laciale me Taren në rolin e drejtorit sportiv, listë së cilës i bashkohet edhe emri i Thomas Strakoshës, që tashmë është një titullar i padiskutueshëm.

Por, ajo që rezulton si blerja më e mirë e Tares, duke u bazuar te shifrat, është ajo e Milinkoviç-Saviç, i cili u mor nga skuadra belge e Genk për vlerën e 14 milionë eurove. Paraqitjet e 23-vjeçarit kanë qenë mbresëlënëse dhe kjo ka bërë që vlera e kartonit të tij në merkato të rritet me një shpejtësi të madhe, duke arritur në 150 milionë euro.

Këto janë arsye të mjaftueshme për Lotiton për të vendosur rinovimin me Igli Taren, që ka treguar se është i aftë në detyrën e tij, duke shpresuar në kualifikimin e Lazios në Champions League sezonin e ardhshëm.

Categories: Sport

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.