Bota

SHBA rivendos sanksionet kundër Iranit

Administrata e Presidentit Donald Trump njoftoi të premten rivendosjen e të gjitha sanksioneve të Shteteve të Bashkuara mbi Iranin, të cilat ishin hequr nën marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Sanksionet do të hyjnë në fuqi të hënën dhe mbulojnë sektorët të tillë si transporti, sektori financiar dhe ai energjetik i Iranit. Ky është grupi i dytë i sanksioneve që administrata rivendos që kur Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja historike në muajin maj.

Me përjashtime të kufizuara, sanksionet do të penalizojnë ato vende të cilat nuk ndalojnë importimin e naftës iraniane dhe kompanitë e huaja që bëjnë biznes me njësi iraniane që ndodhen në listën e zezë, përfshirë bankën qendrore të Iranit, një numër institucionesh financiare private si dhe portin e kompanitë e transportit nën menaxhimin qeveritar.

Sekretari i shtetit Mike Pompeo tha se sanksionet “synojnë të ndryshojnë rrënjësisht sjelljen e Republikës Islamike të Iranit“. Ai publikoi një listë me 12 kërkesa që Irani duhet të plotësojë nëse dëshiron heqjen e sanksioneve. Ato përfshijnë dhënien fund të mbështetjes për terrorizmin, dhënien fund të angazhimit ushtarak në Siri si dhe ndalimin e plotë të prodhimit të raketave bërthamore dhe balistike.

“Presioni maksimal nënkupton presionin maksimal, ” tha sekretari Pompeo.

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.