Aktualitet

Tahiri: “Jam i pafajshëm në Itali”. Pyetjet që ish-ministri i Brendshëm la pa përgjigje

Saimir Tahiri ka paraqitur sot në një konferencë shtypi të njëjtin dokument që qarkullon prej ditësh në media, ku gjykata e Katanias ka mbyllur dosjen e hetimit për lidhjen e tij me Habilajt, duke mos gjetur prova për të. Tahiri ka treguar se ata kanë hetuar edhe dyqanet e bizhuve, edhe butikët e veshjeve, edhe telefonat e shitësve dhe nuk kanë gjetur prova që e fajësojnë atë.

Në bazë të logjikës “unë kam heshtur dhe nuk kam folur si politikan për të pritur hetimet”, Tahiri ka kërkuar që të njëjtën gjë të bëjë edhe prokuroria shqiptare, e cila nuk e ka thirrur asnjëherë në më shumë se një vit.

Por, pavarësisht nga ky zhvillim i çështjes, ku pretendohet se nuk ka prova për Tahirin, nga kjo çështje mbeten disa enigma të mëdha.

Po kur Tahiri nuk paskësh pasur lidhje me “kushërinjtë e tij të largët”, si është e mundur që edhe pasi u denoncuan nga Zagani për trafiqe, Habilajt që përdornin Audin me emrin e Tahirit, vazhduan të shëtisnin të lirë?

Si shpjegohet që gjithë drejtuesit e policisë së Vlorës të vendosur prej tij, sot janë ende në arrati dhe i fshihen hetimeve?

Si ka mundësi që në makinën e Orest Sotës u gjetën qindramijëra euro në të njëjtën veturë ku ishin edhe patentat e tij?

Ndoshta për këtë arsye, ngaqë si përgjigjej dot këtyre pyetjeve, Tahiri organizoi sot një konferencë shtypi pa pyetje nga gazetarët!

Kronologjia/ Të gjitha manovrat e Saimir Tahirit për tu shpëtuar hetimeve

Saimir Tahiri sot, me vendimin e gjykatës italiane, mund të ketë qetësuar Edi Ramën se ai nuk është një “vemje e padenjë për rracën njerëzore”, por ai nuk bind dot asnjë shqiptar, se në kohën kur ai drejtoi rendin, vendi u mbush me kanabis, kriminelët u forcuan dhe Habilajve, “kushërinjve të tij të largët” nuk u hyri gjemb në këmbë.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.