Aktualitet

Andres Iniesta: Do të doja ta kisha Kanten në skuadër

Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta, e ka lavdëruar mesfushorin francez të Chelseat, N’Golo Kanten, me të cilin ka thënë se do të kishte dashur ta kishte pasur në skuadër për shumë vite.

Iniesta, 34-vjeçar, është duke luajtur tani për klubin japonez, Vissel Kobe, dhe nuk e pret mundësinë për të luajtur me kampionin e turneut të Kupës së Botës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, përkundër se nuk ka luajtur asnjëherë përkrah tij dhe nuk e pret këtë mundësi as në të ardhmen, ai e ka lavdëruar francezin për personalitetin e tij modest dhe aspak egoist, duke thënë se ai është lojtari kryesor i Chelseat dhe i Kombëtares së Francës. “Ai është një lojtar që do të doja ta kisha në skuadër për shumë vite. Ai nuk do të vijë në Japoni, por definitivisht është një lojtar që e dashuroj për shkak të punës që bën në fushën e lojës dhe për shkak të vetëbesimit që e ka gjatë ndeshjeve”, ka thënë Iniesta.

“Mjeshtëria e tij në futboll e bën atë lojtarin më të rëndësishëm për ekipin e Chelseat si dhe ekipin e Kombëtares së Francës”.

Categories: Aktualitet, Sport

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.