Aktualitet

Në Shqipëri krimi ‘bën kërdinë’, Policia e Shtetit vlerësohet me çmim për operacionet ndërkombëtare

Policia e Shtetit është vlerësuar me çmimin e parë në rajon, nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), për 2 operacione ndërkombëtare të realizuara me sukses gjatë vitit 2018.

Operacionet për të cilat është dhënë çmimi është “ONE IF-BY LAND” kundër trafikimit ndërkufitar tё qenieve njerëzore, si dhe “PRECIZIONI” pёr goditjen e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit ndërkufitar tё drogës.

Policia njofton se në dhënien e çmimit janë mbajtur parasysh një sërë faktorësh, por kryesoret janë rezultati i suksesshëm, shtrirja e tij, bashkëpunimi ndërkombëtar etj.

Operacioni “PASSPORT/ONE IF BY LAND” u zhvillua në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoni. Gjatë tij u arrestuan rreth 40 persona dhe u zbuluan shumë lidhje kriminale tё rrjetit.
Operacioni “SUNSHINE/PRECIZIONI” u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet zyrtare në Greqi, Turqi dhe Maqedoni. U arrestuan 132 persona, u zhvilluan 12 operacione të ndryshme, u sekuestruan 16.7 ton kanabis, mjete, armë, skafe kokainë etj.

Me rastin e dhënies së çmimit, Drejtoresha e Përgjithshme e SELEC Snejana Maleeva, i ka dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, një letër vlerësimi për dedikimin profesional dhe përpjekjet e bëra nga Policia e Shtetit, që finalizuan këto dy operacione duke arritur rezultate të shkëlqyera.
Ky është çmimi i radhës për Policinë e Shtetit në rrafshin rajonal e ndërkombëtar dhe dëshmon punën dhe përkushtimin e punonjësve të policisë kundër paligjshmërisë dhe luftës kundër krimit të organizuar në veçanti.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.