Aktualitet

Kush është Sandër Lleshi, Gjenerali i emëruar nga Edi Rama, ministër i Brendshëm

Gjenerali Sandër Lleshi është emri që do të zëvendësojë Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm. Aktualisht ministri i ri i Brendshëm mbante postin e këshilltarit të kryeministrit Rama për çështjet e sigurisë.

Kryeministri Rama i ka propozuar Presidentit të Republikës emërimin e gjeneral Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës. Ish-ushtarak në pension, Lleshi ka mbajtur që prej vitit 2013, kur Rama erdhi në pushtet, detyrën e këshilltarit të Kryeministrit për çështjet e Sigurisë.

Më herët karriera e tij ka qenë tërësisht dedikuar Forcave të Armatosura, ku si post më lartë ka pasur atë të numrit dy të Ushtrisë, si zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm, detyrë në të cilën u emërua nga ish-Presidenti Bamir Topi.

Sandër Lleshi ka qenë edhe komandant i Akademisë Ushtarake “Skëndërbej”, ku edhe vetë ka kryer studimet e mesme e të larta. Në CV-në e tij ushtarake bien në sy trajnime të shumta në Gjermani. Në po këtë shtet, gjatë viteve 2003-2006, Sandër Lleshi ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Shqipërisë. Karriera e tij ushtarake u ndërpre në vitin 2013 kur me kërkesë të ministrit të Mbrojtjes të kohës, Arben Imami, Presidenti Nishani e shkarkoi nga detyra.

Këtë vendim, Lleshi e ankimoi në Gjykatë ku edhe fitoi të drejtën e dëmshpërblimit. Me ndryshimin e pushteteve, Rama e mori në Kryeministri gjeneralin, emrin e të cilit tha se kishte dëgjuar për herë të para nga Ismail Kadare, që ia kishte propozuar për President të Republikës.

Gjeneral Sandër Lleshi pritet të marrë një nga postet më të lakmuara qeveritare, atë të ministrit të Brendshëm, dikaster për të cilin brenda Partisë Socialiste janë përplasur e vijojnë të përplasen rryma të ndryshme. Por vetë ai nuk ka angazhime politike në këtë forcë politike e nuk vjen nga radhët e saj. E shkuara e tij ushtarake i jep gati-gati profilin e një ministri teknik, gjë që mendohet se është preferuar nga Kryeministri Rama, edhe për të qetësuar konfliktet e brendshme të socialistëve.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.