Politike

Shembja e Teatrit/ Majko s’votoi për herë të 3-të, batuta e Ramës: Pandi ka kokën e vet

Me 74 vota pro, maxhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit për shembjen e godinës së Teatrit dhe fillimin e procedurës së negocimit për ndërtimin e godinës së re.

Dekreti i dytë i Presidentit Meta, i cili ktheu për herë të dytë projektligjin për “Teatrin”, u rrëzua dje në mëngjes para fillimit të seancës plenare nga Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese.

Kjo mbledhje kaloi në pak minuta, ku relatori i çështjes, deputeti Beqja, u shpreh se Komisioni e ka shqyrtuar një herë këtë çështje dhe se argumentet e Presidentit nuk janë bindëse, duke i propozuar Komisionit rrëzimin e tij. Çështja e “Teatrit” i kaloi menjëherë seancës së djeshme plenare, ku me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u bë edhe ndryshimi i rendit të ditës dhe dekreti i dytë i Presidentit Meta u fut për votim, shkruan Panorama.

VOTIMI

Votimi për rrëzimin e dekretit të Presidentit u bë në fund të seancës plenare. Deputetët e maxhorancës, të cilët ishin të vetëm në sallë, votuan kundër tij duke aprovuar ligjin, i cili parashikon shembjen e teatrit dhe negocimin për ndërtimin e godinës së re. Gjatë momentit të votimit, 74 deputetë socialistë votuan kundër dekretit, ndërsa ministri për Diasporën, Pandeli Majko, mbajti qëndrimin e tij të mëparshëm duke mos e votuar.

Kjo bëri që Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të mbante votimin elektronik për disa çaste më shumë hapur, ndërsa kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, kërkoi nga ministri Majko që të votonte kundër dekretit.

Por i menjëhershëm ishte edhe batuta e Kryeministrit ndaj vendimit të Majkos, duke u shprehur: “Pandi ka kokën e vet…por të paktën e ka”. Menjëherë pas batutës së Kryeministrit pa mikrofon, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mbylli votimin, ku u rrëzua dekreti i Presidentit.

PROCEDURA

Me rrëzimin e dekretit të Presidentit hyn në fuqi automatikisht projektligji i miratuar nga Kuvendi në muajin shtator ku u bënë dy ndryshime. Në variantin përfundimtar të projektligjit parashikohet që të hapet gara për çdo kompani që është e interesuar për të ndërtuar godinën e re të teatrit.

Në këtë pikë u bë edhe një nga ndryshimet fillestare të projektligjit, pasi në draftin e parë të miratuar nga Parlamenti ishte i vendosur emri i kompanisë “Fusha sh.p.k.”. “Thirrje e hapur është ftesa e hartuar nga komisioni i negocimit për palët private që janë të interesuar për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj”, përcaktohet në nenin 3 të ligjit.

Ligji parashikon gjithashtu edhe ngritjen e një komisioni të vlerësimit dhe të negocimit. Konkretisht, ligji shprehet se: “Komisioni i vlerësimit dhe negocimit krijohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, kryesohet nga përfaqësuesi i caktuar nga Bashkia Tiranë dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të institucioneve, si më poshtë vijon: a) Ministria e Drejtësisë, b) Ministria e Financave dhe Ekonomisë; c) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ç) Ministria e Kulturës, d) Avokatura e Shtetit dh) Trupa teatrore”, thuhet në nenin 5, ku flitet për përbërjen e komisionit. Vihet re në këtë komision është shtuar si palë edhe “Trupa teatrore”. Drafti parashikon që trupa teatrore të përfaqësohet në komisionin e negocimit me jo më shumë se dy përfaqësues të përzgjedhur nga vetë ata.

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.