Bota

Kotzias zbulon prapaskenat e negociatave për detin: Shikoni sa fiton Greqia!

Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, tashmë i çliruar nga përgjegjësitë diplomatike ka zbuluar të tjera detaje nga negociatat për marrëveshjen e detit me Shqipërinë dhe pozicionimin e Greqisë për të shtrirë sovranitetin e saj në 12 milje detare në Detin Jon. Duke iu referuar zonës bregdetare nga Veriu i Korfuzit deri në Antikythera, Kotzias thotë se me shpalljen e 12 miljeve det territorial Greqia fiton një hapësirë detare të barabartë me sipërfaqen e krahinës së Thesalisë, kjo që shihni në këtë hartë.

“Nga momenti që kanë nisur negociatat me Shqipërinë për vijën bregdetare në diskutim është vetëm një pjesë e vogël. Pjesët e tjera i takojnë Zonave Ekskluzive Ekonomike, pasi Shqipëria e ka bërë shtrirjen e saj në 12 milje në këtë zonë. Dua të bëj një qartësim, nuk kemi krijuar vetëm vijën bregdetare. Para kësaj kemi bërë dy gjëra. Mbyllëm gjiret dhe mbyllja e gjireve do të thotë se vija bregdetare nis pas vijës bazë, prandaj thashë që nga matjet në kilometra katrorë është një sipërfaqe sa Thesalia që në fitojmë nga Korfuzi deri në Antykithera.”

Kotzias thotë se mori aprovimin e kryeministrit grek Tsipras për të deklaruar në konferencën për shtyp të pak ditëve më parë miratimin së shpejti të tre dekreteve presidenciale për zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje. Ish-ministri i Jashtëm pranon se parimi i 12 miljeve do të aplikohet edhe në Egje, gjë që kundërshtohet fort nga Turqia.

“Plani është që të ketë vazhdimësi. Kishim një marrëveshje me kryeministrin, por unë tani nuk jam pjesë e qeverisë dhe nuk mund të marr vendime për llogari të Ministrisë së Jashtme.”

Ankaraja reaguar menjëherë ashpër përmes ministrit të Jashtëm Çavusoglu, i cili tha se 12 miljet detare janë një ‘Casus Belli’ për luftë mes dy vendeve. Në të njëjtën linjë është shprehur sot edhe ministri turk i Mbrojtjes, i cili tha se Turqia nuk do të tolerojë asnjë veprim të Greqisë në Mesdheun lindor shkruan Tv Klan.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.