Aktualitet

Arrestohet ‘Babalja’/ Kalvari i përndjekjes së Albert Veliut

Albert Veliu, i njohur fillimisht si Dëshmitari X e më pas ‘Babalja’ është arrestuar nga policia e Kosovës për llogari të autoriteteve shqiptare. Sipas raportimeve në media, msohet se ‘Babalja’ është vënë në pranga teksa ndodhej ne një qendër azilantësh në Prishtinë. Menjëherë ai është dërguar në paraburgim dhe pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku do të përballet me dy akuza të ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda: “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.

Pak pas denoncimit në publik të skandalit me përfshirjen në trafikun e drogës të Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Albert Veliu largohet nga Shqipëria drejt Kosovës, ku edhe bëri kërkesë për azil politik. Por me arrestimin e sotëm, duket se kërkesa për azil ka rënë dhe ekstradimi i tij drejt Shqipërisë është vetëm çështje kohe. Nuk dihet nëse ka pasur rezistencë apo jo nga autoritetet kosovare për ta arrestuar ‘Babalen’ dhe cili ka qenë roli i presidentit Hashim Thaçi në këtë çështje. Kujtojmë që Thaçi ka një precedent që shkaktoi jo pak debate gjatë këtij viti. Me bekimin e tij dhe pa dijeninë e kryeministrit Ramush Haradinaj, u arrestuan dhe ekstraduan drejt Ankarasë shtetasit turq që sipas Erdoganit ishin të lidhur me klerikun Fetullah Gylen.

A mos ndoshta edhe ky rast, arrestimi e dorëzimi i ‘Babales’ është një shërbim politik që Thaçi po i bën Ramës? Për çështjen në fjalë deri më tani nuk ka një reagim nga Ministria e Brendshme e Kosovës apo kryeministri Ramush Haradinaj. Krahas kërkesës për azil, ‘Babalja’ kishte thënë se në Shqipëri po i rrezikohet jeta pas denoncimit që i bëri vëllait të Fatmir Xhafës. Siç tashmë është e njohur, dosja ‘Babalja’ është futur në një spirale tjetër. Edi Rama me makinerinë e tij shtetërore dhe propagandistike nxiton të mbulojë këtë denoncim thjesht si një inskenim të opozitës.

Por gjërat morën një rrjedhë tjetër pasi dy ditë më parë deputeti i PD-së, Ervin Salianji publikoi një video tjetër që nxirte zbuluar Ramën dhe të vetët. Shtetasi Fredi Alizoti, pranon se ndaj tij është ushtruar presion prej Taulant Ballës dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shteti, Ardi Veliu. Madje ky i fundit, thotë Alizoti e ka marrë me makinë drejt komisariatit. Pak ditë më parë, ndaj Albert Veliut është vendosur masa e ‘arrestit me burg’ nga Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë.

Me arrestimin e tij në Kosovë dhe ekstradimin drejt Shqipërisë, Edi Rama kërkon të ‘vulosë’ skenarin për të fashitur skandalin dhe për të nxjerrë të larë Fatmir Xhafën. Ndonëse duhet thënë se sipas Ramës, Xhafaj dhe vëllai i tij s’kanë lidhje me këtë histori. Madje ai u orvat që në fillim të shprehej se kishte siguruar ekspertizën e një laboratori të huaj që e kishte hedhur poshtë audio-përgjimin. Por asnjëherë Rama nuk e bëri publike këtë ekspertizë osë së paku emrin e laboratorit. Nga ana tjetër edhe laboratori i huaj ku ishte cuar për ekspertizë audio-përgjimi nga Prokuroria, nuk provon dot se kemi të bëjmë me një material të montuar. Sipas ekspertizës është e vështirë të provohet nëse ka qenë zëri i Agron Xhafës apo jo, por as nuk thuhet se s’ka qenë zëri i tij.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.