Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Presidencës, falënderojnë Metën për kthimin e ligjit

Qytetarë, artistë dhe akktivistë të shumtë kanë vazhduar protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar edhe sot pasi presidenti Ilir Meta ktheu sërish ligjin që parashikonte shembjen e godinës së teatrit. Protestuesit janë ndalur fillimisht para godinës së Presidencës, në shenjë vlerëimi dhe mirënjohje për vendimin e kreut të shtetit që ktheu ligjin në Kuvend.

Më pas protestuesit kanë marshur drejt kryeministrisë ku i kërkojnë Ramës të tërhiqet nga ky ligj që parashikon shembjen e Tearit Kombëtar.

Ata kanë bërë thirrje kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë që sipas tyre duhet të tërhiqet pasi “kjo qeveri ka rënë”. Ndërkohë që kanë falenderuar presidentin Meta që sipas tij mbrojti kulturën.

Presidenti i Republikës Ilir Meta riktheu sot për herë të dytë ligjin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Presidenca argumentoi se ligji i dytë, që u miratua në sesionin e ri parlamentar në shtator është rikthyer, pasi nga dekreti i parë, që pavarësisht se u miratua në Kuvend nga shumica, nga 9 pikat që kreu i shteti kërkoi për rishqyrtim, u mor në konsideratë vetëm njëra, por edhe ajo jo e plotë.

Edhe pse në ligjin e ri që u miratua nga Kuvendi në shtator hapet gara për kompanitë e interesuara për ndërtimin e Teatrit të ri, në dekretin e tij Presidenti se kjo pikë ka shkelje, pasi paracakton fituesin. Presidenti shprehet ligji i ri parashikon se çdo subjekt që dëshiron të konkurrojë, është i detyruar që të lidhë, apo të ketë lidhur marrëveshje me pronarët e truallit ku do të zhvillohet projekti.

Sipas Metës, njëri prej këtyre pronarëve rezulton të jetë propozuesi i parë i këtij projekti ‘Fusha’, me të cilin Kuvendi me procedurë të përshpejtuar kishte përcaktuar për të bashkëpunuar me të, me trajtim preferencial nëpërmjet një ligji të veçantë, tashmë të rrëzuar.

Categories: Aktualitet, Sociale

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.