Aktualitet

Dita ndërkombëtare kundër dënimit me vdekje. Ish-përfaqësuesi i OKB në Tiranë: U masakruan 30 mijë anëtarë të MEK!

Me rastin e e ditës ndërkombëtare kundër dënimit me vdekje, sot u mbajt një takim nga “Shoqata e Miqësisë së Shqiptarëve me Rezistencën Iraniane” në Tirana International Hotel.

Folësi kryesor i eventit ishte Z. Taher Boumedra, ish përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kampin Ashraf dhe Kreu i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Irak. Zyra e tij kishte për detyrë të monitoronte situatën në Kampet Ashraf dhe Liberty në Irak.  Një numër parlamentarësh shqiptarë, personalitete të politikës e të të drejtave të njeriut morën pjesë, duke përfshirë Z. Namik Kopliku, kreun e Shoqatës së Miqësisë së Shqiptarëve me Rezistencën Iraniane, gjithashtu në këtë event. Disa pjesë muzikore perse dhe shqiptare u performuan live.

Në këtë event, folësit diskutuan për nevojën për ta hequr dënimin me vdekje në të gjithë botën, si dhe për shkeljet e rënda të të Drejtave të Njeriut në Iran dhe për ekzekutimet arbitrare atje.

thumbnail_IMG-0411

Në fjalimin e tij, Z. Taher Boumedra foli për masakrimin e 30,000 anëtarëve dhe mbështetësve të MEK nga regjimi iranian dhe shpjegoi gjithashtu sesi ky regjim kishte një politikë shtypëse ndaj MEK në Irak. Në një pjesë të fjalimit të tij, ai tha:

“Gjatë periudhës 2009-2012, unë isha Kreu i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Irak. Në këtë detyrë, qeshë dëshmitar i ndjekjes dhe persekutimit të opozitës iraniane që jetonte në Kampin Ashraf nga Regjimi Iranian.

Sapo Qeveria e Al-Maliki-t mori nën kontroll Kampin Ashraf, ata filluan të persekutonin banorët e tij, anëtarët e MEK, duke i kërcënuar se nëse nuk ktheheshin vullnetarisht në Iran, do të ekstradoheshin për t’u përballur me ekzekutimin. Për këtë qëllim, Qeveria nisi një fushatë propagande për t’i diskredituar ata. Shumë të ngjashme me akuzimet e shpërndara nga ambasada iraniane dhe agjentët e saj në Shqipëri kundër MEK.

Ata organizuan dhe ndihmuan për në kryerjen e sulmeve të armatosura kundër banorëve, duke vrarë e gjymtuar një numër të madh prej tyre, në pandëshkueshmëri të plotë. Kur OKB u kërkoi autoriteteve irakene t’i ndalojnë këto sulme, na thanë se ishin banorët që po luftonin me njëri-tjetrin.

Sot, regjimi i Mullahëve vazhdon të ndjekë objektivin e tij të asgjësimit të opozitës pro-demokracisë jo vetëm brenda Iranit; regjimi është gjithnjë në ndjekje të tyre, duke komplotuar e duke organizuar vrasje kudo në Europë e më gjerë. Dëshmia e fundit se regjimi iranian është i vendosur që ta asgjësojë fizikisht opozitën e tij, është tentativa për të hedhur në erë tubimin e opozitës në Ville Pinte, në veri të Parisit, më 30 qershor 2018. Disa nga organizuesit me status diplomatik iranian janë arrestuar në Gjermani dhe ekstraduar në Belgjikë për t’u përballur me ligjin.

I përballur me protesta e demonstrata të përditshme dhe si pasojë, duke qenë në prag të rrëzimit kjo fushatë e regjimit të Mullahëve do të investojë pa dyshim të gjitha mjetet për t’i arritur anëtarët e MEK në Shqipëri, si dhe të gjithë anëtarët e opozitës kudo që janë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë realitet.”

Ai tha, OKB në Irak e kishte të lehtë të takohej me anëtarët e MEK dhe ka folur privatisht me të gjithë. Kam konstatuar se të gjithë ata ia kishin përkushtuar vullnetarisht jetën përpjekjes për liri dhe demokraci në Iran. Sot vizitova qendrën e banimit të anëtarëve të MEK në Manzë, ku ata jetojnë në paqe dhe kanë marrëdhënie shumë të mira me fqinjët, dhe jam i sigurtë se ky do të jetë një shembull për Iranin e së ardhmes.

  1. Boumedra, duke cituar përvojën e tij personale si dhe atë të politikanëve të tjerë europianë e amerikanë që kanë qendruar përkrah MEK dhe kanë mbështetur dëshirën e popullit iranian për liri, tha: shumë prej nesh, në vitin e parë të punës së hapur me MEK, u bombarduam me letra e telefonata nga zyrtarë iranianë, madje dhe nga agjentët e tyre të inteligjencës. Ndonjëherë duke kërcënuar reputacionin tonë. Por të gjithë e dimë se kjo është pika e dobët e një diktatori dhe një regjimi jo-legjitim, e cila duhet të shpërfillet plotësisht. Si përgjigje, ne të gjithë i shtuam veprimtaritë për ta zmbrapsur regjimin dhe nuk i lejuam që të na bënin të heshtnim në shtëpinë dhe vendin tonë. Si guxojnë ta bëjnë këtë?

Një numër parlamentarësh shqiptarë si dhe personalitetesh të politikës e të të drejtave të njeriut, folën në këtë mbledhje dhe shprehën mbështetjen e tyre për opozitën iraniane.

 

 

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.