Politike

Kryemadhi: Nuk ka kthim në Parlamentin e bandave për të qenë dekor

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se aksioni politik nuk ka kthim prapa dhe se synimi është ndarja përfundimtare me Parlamentin që është sipas saj, një foltore e kriminelëve dhe e dhunuesve.

Nga Përrenjasi ku zhvilloi një takim me strukturat, Kryemadhi tha se opozita nuk mund të jetë një dekor dhe një normalitet për Edi Ramën dhe bandat e tij.

Kryemadhi: Jemi në këtë mbledhje të kryesisë për të diskutuar ërsa i përket aksionit opozitar, duke pasur parasysh tashmë që fronti opozitar nuk është më një numër i caktuar partish, por është zgjeruar jashtëzakonisht shumë, duke qenë në një maxhorancë numerike për sa i përket bashkëqeverisjes me krimin, e cila nuk është gjë tjetër veçse një kupolë ose një shtet i grabitur nga një grup grabitësish dhe gangsterësh.

Mendojmë se ne si LSI, shteti duhet shpëtuar sot më shumë se çdo ditë tjetër, nesër do të jetë shumë vonë. Nuk do të jetë vonë as për ne, as për Edi Ramën, por do të jetë vonë për fëmijët e shqiptarëve, të cilët sot ndihen më të rrezikuar se çdo ditë tjetër.

Rasti i Xhisiela Malokut i bëri të qartë edhe qytetarit më të fundit, që Policia jo vetëm që nuk e zbulon krimin, por e mbulon atë. Prokuroria jo vetëm që nuk e zgjidh problem apo ta dënojë krimin, por mbulon Policinë që mbulon krimin dhe nxjerr viktimën, agresuesin, përdhunuesin dhe rrëmbyesin, dhe viktimën e nxjerr përdhunues. Kryeministri që dhunon denoncimin e krimit dhe mbron hapur dhunuesit në foltoren e kryeministrit dhe Parlamentit.

Kemi deputetë të Rilindjes që kanë grabitur Partinë Socialiste dhe sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën e komprometimin e thellë që kanë midis njëri-tjetrit që kanë qoftë në aferat e tyre, qoftë në trafikun e drogës, apo qoftë të korrupsionit. Shteti që dhunon, rreh, poshtëron qytetarët e thjeshtë dhe mbron me gjoks haptazi kriminelët, siç bëri kryeministri. Kemi shtetin dhe Policinë që rreh fëmijët, të cilët në vitin 2018 dalin për të mbrojtur shkollën tyre, sepse një shkollë në një nga komunat më të mëdha të Bashkisë së Elbasanit do të prishet për ti hapur rrugën një biznesi peshku në Labinot, i cili jo vetëm ka ndotur lumin e Shkumbinit, por ka ndodhur edhe ujin e pijshëm të atyre banorëve atje.

Të shkosh në dyert e shtetit sot, është njëlloj si të shkosh dhe të dorëzohesh në gojën e ujkut. Shteti të rreh, të vret dhe të varros për së gjalli. Ky është shteti i Edi Ramës!

Nëse informon shtetin për një kriminel, dhunohesh ti , dënohesh ti dhe nuk dënohet krimineli. Në fakt Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Sinqeriteti i tij merr notën maksimale në delirin e madhështisë së gënjeshtrës së tij. Standardi i vetëm i Edi Ramës është alibia për çdo lloj krimi dhe llumi, qoftë ky përdhunim, krim, trafik droge dhe çdo gjë tjetër. Ky është standardi që ka vendosur në fakt Edi Rama për Elvis Rroshin, Agron Xhafajn dhe së fundmi për përdhunuesin e Fushë-Krujës e plot e plot të tjerë kryetarë bashkie, ministra apo drejtorë.

Ndaj më lejoni që në emrin tuaj dhe nëpërmjet këtij prononcimi live të mbledhjes së Kryesisë t’i themi të gjithë shqiptarëve që mos ta besojnë kurrë atë. Ai jo vetëm që është një hipokrit dhe gënjeshtar, jo vetëm që është një grabitës, po ai është një njeri i cili është e keqja më e madhe e këtij vendi.

Edi Rama është njeriu që ka grabitur sot dhe ka rrëmbyer shtetin dhe përveç kësaj ndihet aq i rrezikuar saqë dëgjojmë edhe propozimet qesharake të tij që kanë të bëjnë me paketën antishpifje. Që është një paketë që i pari që duhet dënuar për shpifje është Edi Rama. Mjafton të mbledhim të gjithë historikun e tij dhe do të shikojmë shpifje nga më monstruozet dhe më të poshtrat. Ashtu siç quajti edhe Xhiselën përdhunuese në telenovelën e famshme që na paraqiti, ashtu do të quajë edhe gjithë shqiptarët trafikantë droge, do t’i quajë shqiptarët kriminelë, ndërsa ai është njeriu më i pastër dhe i ndershëm i shoqërisë shqiptare.

Mendoj që sot në këtë mbledhje të Kryesisë ne të vazhdojmë me axhendën për sa i përket angazhimit tonë, detyrimet që ne kemi si pjesë e frontit opozitar ku më pas do të bëjmë axhendën e lëvizjes sonë në të gjithë Shqipërinë , qoftë strukturat e rinisë qoftë edhe strukturat e gruas. Mendoj që është shumë ë rëndësishme përfshirja e anëtarëve të Kryesisë në të gjithë këtë axhendë.

Tashmë lëvizja dhe aksioni politik nuk ka më kthim mbrapa. Pozicionimi ynë dhe ndarja me atë Parlament, që nuk është gjë tjetër, por vetëm një foltore e kriminelëve dhe e dhunuesve dhe nuk ofron më asgjë tjetër përveç se i ofron opozitës për të qenë një dekor dhe një normalitet për Edi Ramën dhe bandat e tij”.

 

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.