Opinion

Pse kryeministri Rama ka të drejtë për lukuninë e shpifjeve në portale

Edi Rama sot është kryeministër. Nesër do iki si të tjerët. Por momentalisht në nismën e tij për shpifjet në publik, në media, etj ai ka të drejtë. Ndonëse zemërimi nga niset kryeministri nuk është parimor, por e verteta mbetet se ka nevojë për rregulla drastike në median shqiptare, sidomos në atë online apo portale siç i quajmë.

Kryeministri niset edhe për hakmarrje ndaj disa portalëve, por nuk po marrim referim inatin e tij, deri diku edhe të drejtë. Po merremi me dukurinë që ka shpërthyer në mediat online, e cila është kthyer në një lukuni qensh të vertetë, ku janë turr cili të shqyejë më parë apo cila të sajojë apo postojë komente denigruese, shpifëse e dhunuese ndaj lirive të sejcilit.

Bile janë epidemike sajesat e gjoja “komentëve” nga “populli”, ku nuk merren me shkrimin apo problemin e ngritur, por i sulen fisit, familjes e ça ka rob shtëpie personin të cilin e kanë në shenjëstër për ta denigruar apo masakruar.

E gjoja në emër të lirisë për të shkruar gjithëfarësoj!

Në këtë drejtim duhen masa shtrënguese ligjore te rrepta, natyrisht me gjoba, por jo aqsa është përgatitur qeveria. Por duhen gjobat! Ata që marrin mundimin të kenë media sociale apo portale të kenë detyrimin, si në mediat e shkruara ku të grin ligji në gjykatë, pra që të kritikojnë apo kundërshtojnë kë të duan, por jo të shpifin, sajojnë, apo masakrojnë gjoja në emër të “lirisë së komentuesve”.

Rregulla duhen pasi portale, me shumicë, marrin shkrimin e tjetrit dhe e shesin si “mall” të tyre. Filloi një inisiativë e disa mediave serioze të shkruara, që dalin edhe online, por u shua. Ai projekt duhet, natyrisht debatuar dhe rishikuar, por ama duhet kthyer në ligj.

Mediat online nuk janë makina grirëse mishi ndaj atyre që nuk duam apo ideve e qëndrimeve të cilat i kundërshtojmë. Ato, si mediat e shkruara dhe audiovizive, duhen të kenë të njëjtat rregulla ligjore dhe përgjegjësie.

Cënove tjetrin padrejtësisht apo mizorisht, paguaj së paku dëmin!

Në lidhje me shpifjet politike, ku i djeg edhe me shumë kryeministrit, edhe ata duhen gjetur metoda demokratike penalizuese. Por jo siç e mendon kryeministri.

Categories: Opinion

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.