Sport

S’ka gola në Madrid, portierët fituesit e derbit në Spanjë

Ka përfunduar pa fitues dhe për më tepër, pa gola derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos, i cili u zhvillua mbrëmjen e sotme në mitikun “Santiago Bernabeu”.

Sfida pati një ritëm mjaft të lartë në pjesën e parë, ku të dy skuadrat patën raste mjaftueshëm për të shënuar, por asnjë nga lojtarët nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat u kujdesën më shumë për të mos pësuar, ndonëse edhe këtë herë rastet nuk munguan, teksa në minutën e fundit shtesë, Varane i shkoi pranë golit për Realin.

Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, portierët Thibaut Courtois dhe Jan Oblak ishin heronjtë dhe fituesit e vërtetë të derbit të Madridit, pasi u treguan decizivë në disa raste gjatë ndeshjes.

Pas javës së shtatë të kampionatit spanjoll, Barcelona dhe Reali i Madridit mbeten në krye të renditjes me nga 14 pikë, të ndjekura nga Sevilla me 13 dhe Atletico Madrid me 12 pikë.

Categories: Sport

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.