Aktualitet

‘Më dogji me cigare në kofshë’, zbardhet dëshmia e vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit

Zbardhet dëshmia e shtetases Xhisila Maloku, vajza e cila ka denoncuar djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja. Maloku pretendon se Rexhep Rrahja e ka dhunuar fizikisht dhe e ka djegur me cigare në kofshë. Madje sipas saj nga dhuna që ka pësuar në një dhomë hoteli ku e ka marrë me kërcënimin e pistoletës, ajo ka humbur ndjenjat dhe nuk mban mënd nëse është abuzuar më të apo jo.

Media ka zbuluar procesverbalin e firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Emiljano Nuhu, e cila mban datën 30.07.2018. Xhisila pohon se ka patur lidhje me djalin e deputetit prej 5 vitesh, por më pas ai e ka ndarë dhe e ka kërkuar sërish. Në shkresë shkruhet se Xhisila Maloku ka marrë kërcënime deri me vdekje.

Në dëshminë e saj ajo thekson se Rexhep Rrahja i ka drejtuar pistoletën dhe më pas e ka çuar në hotel.

Pyetje: Sa kohë ndejtët në hotel dhe a kryet marrëdhënie seksuale?

Përgjigja: Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e koks me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaqura dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E.S, S.Z dhe motrës time A. Maloku.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.