Aktualitet

Dëshmia e Xhisela Malokut: Shefi madh i policisë më tha “ai që të do, të rreh”. Rrahja janë fis kriminelësh

Xhisela Maloka, vajza e cila kallëzuar në Polici, djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja ka treguar arsyet pse ajo e ka tërhequr herën e parë kallëzimin ndaj Rexhepit. Në dëshminë ekskluzive të siguruar nga “Panorama”, vajza nga Nikla sqaron se herën e parë ka tërhequr padinë për shkak se është kërcënuar me vrasje.

Para oficerit, Emiljano Nuhu ajo ka thënë se nuk e ka babain dhe se jeton vetëm me nënën dhe motrën.

“Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh rrinë gjithmonë me pistoletë, unë nuk e kam babain më është vrarë në vitin 1997, jetoj me mamin dhe motrën”, ka thënë Xhisela.

Më tej ajo ka treguar se si shefi i Policisë së Krujës e ka tallur, duke thënë se “ai që të do të rreh”.

Pyetje: Cila është arsyeja që ju nuk dhatë kallëzim në komisariatin numër 6?

Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh rrinë gjithmonë me pistoletë, unë nuk e kam babain më është vrarë në vitin 1997, jetoj me mamin dhe motrën. Nga fillimi i vitit 2018, unë kam shkuar në komisariat e Krujës, kam bërë një deklaratë tek inspektori i zonës shtetasi Sabri Dani, këtë deklaratë e ka firmosur dhe motra ime A. M. tek deklarata kemi shkruar që nuk kemi probleme dhe i kemi sqaruar konfliktet. Aty me doli një person tullac dhe mu prezantua si shefi i madh dhe më tha që ‘ai që të të do të rref’, atë ditë dhe më kishte rrahur shumë Rexhepi, mbaj mend që isha bërë me gjak. Dua të shpjegoj që kallëzimi i radhës është ai i datës 21.07.2018, në komisariatin Nr.3 në Tiranë, këtë radhë nuk kam firmosur deklarata që i kam zgjidhur problemet, por kam kallëzuar për përndjekje shtetasin Rexhep Rraja.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.