Politike

Lista e oligarkëve/ PS nis sulmin ndaj Bashës, tregon 6 kompanitë e kunatit të tij

Një ditë pasi opozita denoncoi publikisht me emra kompanitë dhe biznesmenët që sipas saj kanë përfituar në mënyrë abuzive para nga qeveria, mazhoranca ka nisur sulmet ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Deputetja socialiste Klotilda Bushka Ferhati, përmes një deklarate të lexuar, jo nga selia e PS-së, por nga Kryesia e Kuvendit, i ka numëruar Bashës bizneset kunatit të tij, Erion Isufi. Më poshtë pjesë nga deklarata e deputetes së PS-së.

‘I pyetur dje në një emision televiziv, Lulzim Basha deklaroi se asnjë familjar i tij nuk zotëron ndonjë firmë konsulence, aq më pak të lidhura këto me shtetin apo me ata që ai i konsideron si oligarkë. Edhe një herë më shumë, lideri i opozitës doli në televizor për të mashtruar opinionin publik. Kunati i tij, Erion Isufi zotëron jo një, por plot gjashtë kompani reklame dhe konsulence: “Landmark Communicatins”, “Landmark Technologies”, “Landmark Premium Print”, “HR Solutions”, “Albania Internet” dhe “Blacksheep”.

A e dini se vetëm “Landmark Communications” dhe “Premium Print”, që prej themelimit kanë gjeneruar mbi 11 miliardë lekë. Vetëm vitin e kaluar, xhiro e deklaruar e këtyre kompanive arriti në 2,2 miliardë lekë, nga të cilat fitimi i deklaruar vetëm 40 milionë lekë të vjetra. Pra, një rrjet kompanish që qarkullojnë shuma kolosale, “deklarojnë” se u mbeten në xhep po aq sa fitojne shumë biznese të vogla qe kanë një marzh fitimi prej më pak se 5%. Por, mashtrimi me taksat është halli më i vogël që ka Luli dhe familjarët e tij.

Të gjitha këto para që siguron kjo “perandori” konsulence janë siguruar direkt duke punuar eksluzivisht me bizneset më të mëdha në vend, të cilat sot, në një tentativë të qartë gjobëvënie ndaj biznesit janë vendosur në “listën e zezë” të Lulit. Si ka mundësi që ndërsa Luli përbetohet se do të pastrojë vendin nga “oligarkët”, kunati, gruaja dhe e gjithë familja e tij pasurohen përditë e më shumë duke punuar me të njëjtët persona? Shumë nga biznesmenët, të cilët Luli i ka grupuar bashkë në listën e tij të zezë, prej vitesh derdhin para direkt në xhepat e familjes së tij, përmes kontratave që kanë me kompanitë e kunatit”, tha deputetja e Ferhati në deklaratën e saj.

Më tej ajo shtron disa pyetje për kreun e opozitës

Po përse pra këto dy standarte? Përse Luli nga njëra anë mbush xhepat dhe nga ana tjetër del me shpatë në dorë kundër biznesit? A mos vallë fushata e nisur nga kryetari i opozitës, ndaj të njëjtëve persona që e kanë ndihmuar të pasurohet, është një fushatë gjobvënie, përmes të cilës Basha pretendon të blejë heshtjen e bizneseve?

A mos valle Lulzim Basha po ben pikerisht ate per te cilen akuzojet brenda PD: Sulme nominale mbi biznesin për të vjelur taksën e heshtjes së tyre! A mos valle ky persekutim, stil sipas vitit 46, kundër kulakeve te anatemuar sot si oligarke, eshte nje sulm me maska politike i opozitës së bashkuar për të detyruar bizneset të paguajnë?

Apo mos vallë kunati i Lulzim Bashes kërkon më shumë prej tyre, nga sa merr rregullisht, dhe për këtë përdor altoparlantin e Partisë Demokratike?!

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.