Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë e mori këtë çmim edhe në Champions League. Në këtë garë, Modriç kishte konkurrent Salah dhe Ronaldon, por paraqitjet e tij sezonin e kaluar e kanë vlerësuar atë si futbollistin më të mirë të vitit.

Në këtë mbrëmje, nuk doli pa trofe edhe Salah, i cili rrëmbeu çmimin “Puskas” për golin më të bukur të shënuar në ndeshjen Liverpool Everton.

Thibaut Cortouis portieri i Realit të Madridit dhe i Belgjikës u zgjodh portieri më i mirë i vitit duke mposhtur konkurencën e francezit Lloris dhe danezit Schmeichel.

Futbollistja më e mirë femër u shpall braziliania Marta që luan në SHBA me Orlando Pride. Trajneri më i mirë i futbollit të femrave u shpall tekniku i Lyon Reynald Pedros, fitues i Champions League me skuadrën franceze. Në garë me Pedros ishin edhe dy trajneret femra Asako Takakura dhe Sarina Weigman.

Çmimin e fansave më të mirë e fituan tifozët e Perusë për mbështetjen që i dhanë skuadrës së tyre në Kupën e Botës jo vetëm në stadiumet e Rusisë por edhe në sheshet e qyteteve kryesore të vendit, me fansat që lanë edhe punën e tyre vetëm e vetëm për të mos humbur ndeshjet e ekipit përfaqësues që rikthehej në një Kupë Bote pas 36 vitesh mungesë.

Çmimin fair-play e fitoi gjermani Lennart Thy që sezonin e kaluar humbi një ndeshje shumë të rëndësishme të Eredivisies mes skuadrës së tij në atë periudhë Venlo dhe PSV Eindhoven pasi bëri gjestin fisnik teksa i dhuroi gjak një pacienti me leuçemi që kishte nevojë urgjente. Formacioni më i mirë i vitit FIFA FIFPro ishte ky: De Gea, Dani Alaves, Varane, Sergio Ramos, Marcelo, Modric, Kante, Hazard, Messi, Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo.

Categories: Sport

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.