Aktualitet

Ngërçi/ Pse nuk e jep vetë Donika Prela pretencën për Shullazin?

Prej ditësh prokuoria e Krimeve të Rënda zien pasi nuk ka kush të japë pretencën për Emiljano Shullazin dhe personat e tjerë të akuzuar. Kjo pasi në përfundim të gjykimit, dosja ka mbetur pa zot. Elisabeta Imerajn, kryeprokurorja Marku e hoqi nga Krimet e Rënda për ta bërë drejtuese të prokurorisë Tiranë. Prokurori tjetër i dosjes, Eneid Nakuçi nuk ndodhet në Shqipëri dhe ka marrë raport mjekësor.
Momentalisht, i vetmi prokuror i çështjes është Besim Hajdarmataj, i cili ka kryer katër muajt e parë veprime hetimore për Shullazin.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela mblodhi dje prokurorët e gjithë insitutcionit duke iu kërkuar të vendoset me short. Ata kanë kundërshtuar duke i kujtuar znj. Prela se shorti është procedurë vetem për dosjet ku janë dorëhequr prokurorët. Ky nuk është rasti, prokurorët e Shullazit janë larguar nuk janë dorëhequr.

Ligji parashikon që në rast se prokurorët e një çështje nuk paraqiten për të dhënë pretencën në Gjykatë, atëherë është drejtuesi i Prokurorisë ai që e merr situatën në dorë. Në këtë rast, duhej që Donika Prela dhe Besim Hajdarmataj të përfaqësojnë akuzën në sallën e gjyqit dhe të japin pretencën për Emiljano Shullazin, thanë prokurorë që e njohin procedurën ligjore.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.