Politike

E plotë/ Vuloset shembja e Teatrit me 75 kartona dhe në mungesë të Ramës

Seanca plenare e ditës së sotme, 20 shtator vulosi shembjen e Teatrit Kombëtar. 75 deputetë votuan pro, ndërsa ra në sy mungesa gjatë gjithë ditës e Pandeli Majkos dhe largimi i Ramës. Kryeministri ishte në seancë sa për të mbajtur fjalimin dhe u largua gjatë procedurës së votimit. Ndërsa Pandeli Majko zgjodhi të ishte në Kosovë sot dhe të mos merrte pjesë në punimet e parlamentit. Ajo çka ra në sy ishte prezenca e dy deputetëve të LSI, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo. “Jemi në parlament pasi rrezikojmë djegien e mandatit, por nuk do votojmë për ligjin e teatrit”, thanë ata.
Kësisoj u votua dekreti i Metës për rrëzimin e ligjit të parë dhe ndryshimet (amendamentet) që iu bënë ligjit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Ligji parashikon një garë të hapur për këdo ka interes për të ndërtuar në këtë zonë me kushtin që të ndërtojë edhe Teatrin e ri Kombëtar. Ligji i miratuar më ndryshime i ka lënë 30 ditë kohë kompanive të tjera për të hyrë në garë.

Siç ka deklaruar opozita, ligji i hap rrugë kompanisë Fusha të ndërtojë teatrin dhe kullat, por kësaj radhe pa ia përmendur emrin, duke u fshehur pas emertimit “garë e hapur”.

Reagimi i opozitës

Pas votimit, reagoi përmes një statusi në ‘Facebook’ deputeti i PD-së Luçiano Boçi. Sipas ti, sot Parlamenti ka ngrënë turpin me kartona. Mes të tjerash ai ironizoi qëndrimin e deputetëve socialist, ndërsa shtoi se politika varrosi vlerat kulturore me vendimin për shembjen e teatrit.
“Votimi i ligjit special për t’i dhënë pronën publike një klienti dhe për të shembur teatrin, dëshmoi dhe njëherë degradimin moral dhe politik “të tufës” mazhoritare. Kanë kohë që turpin këta e kanë ngrënë me bukë. Tani po e ripërtypin dhe me kartona. Një rreshtim i neveritshëm ky i përfaqësuesve që të vetmin përfaqësim, kanë aferën e rradhës së Ramës së tyre.

Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare. Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit. Demokracia do ishte më e lumtur pa këtë soj parlamenti. Lavdi parlamentit të ripërtypsëve!” -shkruan Boçi.

Teksa mbahej seanca plenare Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestoi qetësisht përpara parlamentit kundër shembjes së teatrit.

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.