Aktualitet

Agimi s’e di se kushëriri vdiq në aksident, ja çfarë thotë në spital

Një aksident i rëndë u shënua sot në mëngjes në Ballsh. Drejtuesi i mjetit Pajtim Zotaj, 27 vjeç mbeti i vdekur, ndërsa djali i tij i xhaxhait u plagos. Në fillim u raportua se janë vellezër, por gjithçka u qartësua kur gazetarët shkuan në spital dhe intervistuan të plagosurin.

Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Aranitas, të Mallakastrës. 31-vjeçari Agim Zotaj teksa rrëfen momentet fatale tha se “Pajtimi po ecte me shpejtësi”. Ai ende nuk e di se i ka vdekur kushëriri i parë.

“Është mirë, është në dhomën tjetër”, thotë ai, duke treguar se vetë ka dhimbje pasi makina u trondit shumë. “Unë kisha hallin e kushëririt, ai hallin tim. Kushëriri ishte pak me shpejtësi, por jo shumë. Nuk u përplasëm me asnjë makinë, por dolëm nga rruga. Unë u përplasa në trup, kurse ai tjetri nuke di çfarë ka. Kushëriri është në dhomën tjetër, është më mirë. Do iknim në Ballsh. Por për momentin kushëriri e humbi dhe makina doli nga rruga”, tregon 31-vjeçari.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.