Bota

Zgjedhjet në Suedi, ja rezultatet që mund të ndryshojnë skenën politike!

Zgjedhjet e përgjithshme në Suedi i kanë vendosur shumë pranë njëra-tjetrës dy partitë kryesore: Aleancën e qendrës së djathtë dhe Aleancën Social-Demokrate.

Me gati të gjitha votat e numëruara, Aleanca e qendrës së majtë (social-demokratët, të gjelbërit dhe të majtët) kanë fituar pak më shumë vota sesa rivalët e Aleancës së qendrës së djathtë, me rreth 40 për qind secila – por me Aleancën e qendrës së majtë që janë të parët me një margjinë të vogël votash.

Demokratët nacionalistë të Suedisë (SD) kanë fituar rreth 18% të votave, duke shënuar rritje nga 12.9% që kishin fituar në zgjedhjet e mëparshme.

Çfarë ndodh tani?

Suedia ka një sistem të përfaqësimit proporcional, sipas të cilit secila palë ndan një numër vendesh për secilën zonë elektorale.

Asnjë nga aleancat udhëheqëse nuk ka arritur pragun prej 175 vendesh, të cilat nevojiten për të qeverisur.

Blloku i Lofven mban 144 vende dhe Aleanca mban një më pak.

Votat jashtë shtetit, të cilat mund të bëjnë një ndryshim të vogël në rezultat, ende nuk janë numëruar dhe rezultati përfundimtar nuk pritet deri të mërkurën.

Negociatat për koalicion pritet të jenë mjaft intensive, dhe të gjata deri në dakordësinë e palëve për formimin e qeverisë./ I.M-Dritare.net

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.