Politike

Albin Kurti akuzon Edi Ramën për shkatërrim të Vetëvendosjes

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti një pjesë të fundjavës e kaloi në Tiranë. Përveç debateve për politikën e lartë, ai shfrytëzoi rastin për t’i ndërruar partnerët politikë. Me plotë gatishmëri atje e gjeti edhe Sali Berishën, me të cilin kaloi më së shumti kohë. Si duket, më qëllimin e qartë për t’i dërguar porosi Edi Ramës, të cilin në kryeqytetin shqiptar e akuzoi që ia shkatërroi partinë.

Albin Kurti gjeti si arsye çështjen e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të zbarkuar në Tiranë. Atje me Sali Berishën kryqëzuan Hashim Thaçin për angazhimet me Aleksandar Vucic për ndryshim të kufijve. Por, si duket mesazhi kryesor që deshi Kurti të dërgojë nga atje ishe takimi me Sali Berishën dhe anashkalimi i Edi Ramës, me të cilin dikur kishte raporte të shkëlqyera.

Pikërisht Ramën, i cili dikur nuk hezitonte ta lavdëronte Kurtin publikisht, tani kreu i VV’së po e akuzon se ia shkatërroi Vetëvendosjen. Siç merr vesh Gazeta Express, për këtë Kurti, ndër të tjera ka përmendur raportet e Edi Ramës me Shpend Ahmetin, nëpërmjet të cilit i ka fryrë përçarjes në Vetëvendosje.

Takimi Kurti -Berisha në kryeqytetin shqiptar ka zgjatur disa orë pasi dy bashkëbiseduesit edhe kanë darkuar bashkë si dhe kanë kaluar kohë edhe në zyrën e Berishës.

Ndryshe, afria e Kurtit me Berishën interpretohet edhe si një strategji e Kurtit për ta rritur VV’në që iu nda në dysh muaj më parë. Berisha ende gëzon një simpati në Kosovë për shkak të raporteve të dikurshme me Ibrahim Rugovën. Më 17 shkurt të këtij viti, kur Sali Berisha kishte ecur në sheshin kryesor të Prishtinës, turma e kishte duartrokitur më shumë se çdo lider tjetër të Kosovës e Shqipërisë.

E popullaritetin e Berishës te kosovarët po provon ta shfrytëzojë pak edhe Albin Kurti, lideri i VV’së që ka pasur deri më tash lidhje speciale me Edi Ramën.

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.