Aktualitet

Klodiana Lala rrëfen sulmin në shtëpinë e saj: Plumbat depërtuan në dhomën e vajzave të mitura

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur në emisionin ‘Opinion’ lidhur me ngjarjen e rëndë, ku shtëpia e saj u sulmua me armë zjarri.

Në një intervistë përball gazetarit Blendi Fevziu, Lala shprehet se shtëpia e prindërve të saj është qëlluar me armë zjarri, ajo tha se nuk ndodhej në momentin e sulmit në shtëpinë e prindërve të saj pasi ishte larguar me partnerin, por dy vajzat e saj të mitura dhe familjarët e saj ndodheshin brenda banesës.

Lala u shpreh se plumbat kanë depërtuar brenda dhomës ku flinin dy vajzat e saj të mitura.

“Unë banoj në një apartament në periferi të Tiranës, në shtëpinë e prindërve e cila u godit unë shkoj dy ose tre herë në ditë.

Dy vajzat e mija të mitura ishin në shtëpinë e prindërve të mi, unë nuk ndodhesha aty në ato momente.

Sulmi ka ndodhur rreth 20 minuta pasi vëllai ka hyrë në banesë me makinën time.

Plumbat kanë depërtuar në dhomën ku flinin dy vajzat e mitura”.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.